Biden prezanton një pako të re ndihme amerikane për Ukrainën

21 Maj 2023, 13:15Bota TEMA

Biden prezanton një pako të re ndihme amerikane për Ukrainën

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden njoftoi këtë dielë më 21 maj një pako të re ndihme ushtarake për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, e cila përfshin municion, artileri dhe automjete të blinduara.

Gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyi, i cili u mbajt në Japoni, Biden tha se SHBA-ja po bënë gjithçka që mundet për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës, në luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Biden u takua me presidentin ukrainas në margjinat e samitit të Grupit Shtatë (G7) në Hiroshimë, i cili mblodhi së bashku liderët e ekonomive kryesore të botës, SHBA-së, Japonisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Kanadasë.

Udhëheqësit e G7-s ia sinjalizuan Rusisë gatishmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës në terma afatgjatë, raporton Reuters.

Zelensky tha të dielën se ai “ia prezantoi botës formulën ukrainase të paqes me dhjetë pika”, gjatë një takimi me liderët botërorë në samitin në Japoni.

“Për sa kohë që pushtuesit janë në vendin tonë, askush nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke theksuar se “bota ka fuqi të mjaftueshme për të detyruar Rusinë të bëjë paqe”.

“Bota jonë është e madhe, por ne jemi të gjithë së bashku në të. Që nga Japonia e deri te vendet arabe, nga Evropa në Amerikën Latine, ne gjejmë mbështetje për formulën tonë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje