Blinken nga Tel Aviv: Hamasi nuk përfaqëson palestinezët, ata duan të shkatërrojnë Izraelin

12 Tetor 2023, 14:40Bota TEMA

Blinken nga Tel Aviv: Hamasi nuk përfaqëson palestinezët, ata

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi nga Tel Aviv, ku mbërriti mëngjesin e sotëm, se Hamasi nuk përfaqësonte palestinezët, por ata kishin vetëm një agjendë të shkatërrojnë Izraelin.

Ai nënvizon se kushdo që ka kryer krime, kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet, raporton agjencia e lajmeve izraelite ynetnews.

“Evropa, Azia, Afrika, kontinenti amerikan, asnjë rajon nuk ka shpëtuar nga Hamasi. Kushdo që kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet. Ne e dimë që Hamasi nuk përfaqëson njerëzit palestinezë, apo edhe shpresat e tyre për të vijuar me masa të njëjta me liri, mundësi, dinjtet.

Hamasi, në vend që të promovojë mirëqënien e popullit të tij, qeverisë, me terror, suilmon me raketa. E dimë që Hamasi nuk i ka kryer krimet barbare duke pasur mendjen te njerëzit e Palestinës.

Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin, asnjë vend nuk mundet apo duhet të tolerojë vrasjen barbare të qytetarëve. Izraeli ka të drejtë që të mbrojë veten e tij”, tha Blinken.

Lini një Përgjigje