"E parandaluam edhe në vitin 2020", NATO reagon për konfliktin Greqi-Turqi

22 Qershor 2022, 17:49Rajoni TEMA

"E parandaluam edhe në vitin 2020", NATO reagon për

“Turqia, ashtu si Greqia, është një aleat i vlefshëm dhe luan një rol të rëndësishëm në Aleancë. NATO ka ngritur një mekanizëm për parandalimin e konflikteve, të cilin e kemi përdorur në vitin 2020, për të vendosur më shumë transparencë dhe për të parandaluar krijimin e një spirale të pakontrollueshme tensioni. Jemi gati ta bëjmë sërish.” Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë të botuar sot në gazetën franceze “Le Point”.

“Situata është e vështirë dhe prandaj është e nevojshme që NATO të jetë një platformë ku mund të takohen Greqia dhe Turqia,” shtoi ai duke pranuar ekzistencën e tensionit në marrëdhëniet greko-turke dhe duke shprehur njëkohësisht edhe shqetësimin e tij.

I pyetur nëse kundërshtimet e Ankarasë ndaj terrorizmit në lidhje me kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO janë të justifikuara, ai tha: “Unë them se kur shprehen shqetësime të tilla, ne duhet të konsultohemi dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku për të siguruar që ne luftojmë terrorizmin së bashku”.

 

1 Komente

  1. J
    Janullatos arxidoglyftis

    lerini te hane kokat

    Lini një Përgjigje