Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar për mundësinë e hakmarrjeve iraniane në Evropë pas vdekjes së liderit suprem iranian, Ali Khamenei.
Kreu i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e shërbimeve sekrete në Gjermani, Marc Henrichmann, deklaroi se nuk mund të përjashtohen veprime hakmarrëse, përfshirë edhe ato nga qeliza të fshehta iraniane që veprojnë në territorin evropian.
“Regjimi iranian ka dëshmuar vazhdimisht në të kaluarën se ushtron terror përtej kufijve të tij”, tha Henrichmann për gazetën Sueddeutsche Zeitung, duke theksuar se masat e sigurisë duhet të përshtaten dhe forcohen nëse paraqitet nevoja.
Ndërkohë, i dërguari i qeverisë gjermane për luftën kundër antisemitizmit, Felix Klein, paralajmëroi për një rritje të mundshme të kërcënimeve ndaj objektivave hebraike në Gjermani.
“Është e pritshme që Irani të përdorë rrjetet e tij në këtë vend për të kryer sulme terroriste kundër qendrave hebraike dhe izraelite”, deklaroi Klein për grupin mediatik Funke Mediengruppe.
Autoritetet gjermane po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa situata e sigurisë në Evropë vlerësohet si e tensionuar pas përshkallëzimit të fundit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Frikacaket e perendimit pse frikesohen Irani nuk ka sulmuar deri me tani askend si Izraeli ka te drejten qe te mbrohet edhe Irani ka te njejten te drejte te mbrohet por Fashistet e perendimit jane partiake me Izraelin dhe mundet te bombardoj cilin te doje por nji here dota paguaj cmimin nga dikush.
Ēshtē e vērtet qē kemi emigrant Iranian nė Manzē tē Durrēsit, ku njihen me nofkēn muxhajdin, por ka refugjat dhe tē infiltruar, ndaj politika jon pro amerikane, mund tē bēj shpērthime kamikaze tē tyre ose informacione sebsiblē tē NATO-s nē samitin e NATO 2027 Tiranē.