
Autoriteti europian i policisë, Europol është i shqetësuar se armët që po dërgojnë vendet perëndimore drejt Ukrainës mund të bien në duar të gabuara.
“Një ditë lufta do të përfundojë në Ukrainë. Ne duam që të parandalojmë një situatë si para 30 vjetësh në luftën ballkanike. Armët nga kjo luftë përdoren edhe sot nga grupet kriminale”, është shprehur shefja e Europolit Catherine De Bolle në një intervistë për gazetën gjermane “Velt am Sontag”.
Sipas saj, kjo është arsyeja që Europol planifikon që të krijojë një grup ndërkombëtar, që të zhvillojë strategji për të vepruar në këtë situatë si ajo e luftës në Ukrainë.
Nga ana tjetër Europol vëren edhe aktivitete të fshehta lëvizjeje mes Ukrainës dhe BE të personave të njohur terroristë, ekstremistë dhe të gatshëm për dhunë. Aktualisht sipas Europol është regjistruar edhe një rritje e sulmeve kibernetike në kontekstin e luftës në Ukrainë.
De Bolle përfundon duke thënë se në rrugët e Europës po vërehet një nivel i dhunës që nuk është parë më parë.
në një luftë ndodh gjithçka!!nga heroizmat më të mëdha deri tek krimet më të mëdha!! armët që dërgohen në ukrainë,në radhë të parë bien në duart e ushtarakëve ukrainas,bien në duart e ushtarakëve rusë kur arrijnë të kapin rob o të vrasin ushtarakët ukrainas! mund të shiten nga ushtarakët ukrainas,gjithashtu mund të shiten nga ushtarakët rusë kur i zënë nga ukrainasit!! çfar duhet me bo sipas kësaj komisioneres?? mos me dërgu se ka mundësi të ndodhë që mund ti marrin teroristët??se mund ti marrin kriminelët?? lufta ka dëmet e sak kolaterale,e në këto dëme bëjnë pjesë dhe armët!!