Financial Times
Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë ndërtimet në më shumë se 7 milionë metra katrorë hapësirë të re, që përfaqëson një ripajisje historike ushtarake.
Ndërtimet në këto vende të prodhimit të armëve në Evropë janë shtuar ndjeshëm që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, sipas një analize të Financial Times e bazuar në të dhënat nga radarët satelitorë që mbulojnë 150 objekte të lidhura me 37 kompani të ndryshme.
Të dhënat tregojnë se ringjallja e premtuar prej kohësh e industrisë së mbrojtjes në Evropë, e nxitur nga subvencionet publike, po bëhet realitet jo vetëm në fjalë apo në buxhetime, por edhe në beton dhe çelik.
Kjo ndodh ndërsa qeveritë e BE-së debatojnë mbi mënyrën për të siguruar furnizimet e armëve për Kyiv-in, si dhe për rindërtimin e rezervave të tyre, në një kohë kur SHBA-të mund të jenë duke rimenduar përkushtimin e tyre.
Duke përdorur më shumë se 1 mijë kalime të radarëve satelitorë Sentinel-1 të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Financial Times ka monitoruar ndryshimet në vendet e prodhimit të municionit dhe raketave — dy elemente kyçe që përbëjnë ngërçin kryesor në mbështetjen perëndimore për Ukrainën.
Sentinel-1 dërgon impulse radari dhe regjistron reflektimet e tyre, të cilat mund të zbulojnë ndryshime në sipërfaqe.
Të dhënat tregojnë se rreth një e treta e vendeve të analizuar kanë shfaqur shenja të zgjerimit apo ndërtimit të ri.
Shkalla dhe përhapja e këtyre punimeve tregon një ndryshim thelbësor në ripajisjen ushtarake, duke e kthyer Evropën nga prodhimi i përkohshëm në kohë paqeje drejt ndërtimit të një baze industriale për një situatë më të qëndrueshme lufte.
Zona me ndryshime në ndërtime është rritur nga 790 mijë metra katrorë në vitet 2020-21 në 2.8 milionë metra katrorë në vitet 2024-25, sipas analizës.
Fotografitë e vendeve konfirmojnë se ndryshimet lidhen me gërmime për ndërtim, ndërtime të reja, rrugë të reja dhe shtrime të asfaltit.
Një nga projektet më të mëdha është bashkëpunimi midis gjigantit gjerman Rheinmetall dhe kompanisë shtetërore hungareze N7 Holding, e cila ka ndërtuar një fabrikë të madhe për prodhimin e municionit dhe eksplozivëve në Várpalota, Hungari.
Fabrika e parë në këtë vend u përfundua në korrik 2024 dhe prodhon municion 30mm për mjetin luftarak KF41 Lynx të Rheinmetall.
Ndërtimet vazhdojnë pasi fabrika do të prodhojë edhe municione të tjera, duke përfshirë fishekë 155mm për artileri dhe municione 120mm për tankun Leopard 2 dhe potencialisht për Panther. Në këtë vend do të ndërtohet edhe një fabrikë eksplozivësh.
Radari është në gjendje të kapë ndryshime të imëta që janë të vështira për t’u parë në imazhe satelitore konvencionale.
Fabrikat e eksplozivëve kanë shpesh kodra të vogla toke për siguri, të cilat janë të vështira për t’u identifikuar në imazhet optike, si dhe shumë ndërtesa të vogla të shpërndara.
Analiza ka përfshirë 88 vende të lidhura me programin e BE-së “Act in Support of Ammunition Production” (ASAP), që ka investuar 500 milionë euro për të zgjidhur ngërçet në prodhimin e municionit dhe raketave. Projekte si Rheinmetall dhe Roxel kanë marrë mbështetje nga ASAP.
Ndërtimet e dukshme fizike janë parë në 20 vende të mbështetura nga ASAP, duke përfshirë fabrikat e reja dhe rrugët, ndërsa në 14 vende janë shënuar zgjerime më të vogla, si parkime të reja. Të tjerat janë zyra apo qendra kërkimore pa zgjerim të ndjeshëm.
Me 15 Gusht merr fund lufta ne Ukraine, Evropa Kurva Plake po armatoset, si duket e ka menduar konfliktin e rradhes, pra tregun ku do te eksportohen keto arme.
"Evropa kurva plake me pamjen e shalethates Ursula "??jo mor bir kurveeuropa po këthehet atje ku ishte!!po i vendos bolet atje ku duhet dhe jo më në gojën e satëme!!europa po zgjohet nga gjumi që ra pas LF (luftës së ftohtë)!pas ëndërrave me miq diktatorë rus e kinez,ajo po e kupton se bëri gabim që u çarmatos!e kuptoi që bëri gabim që u bë si jot ëmë.europa do këtheht në atë që ishte deri dje,kur ju shkërdhente robt të gjithëve!!një fakt është shumë domethënës tekju idiotët e lindur që mbroheni me brekë të ulura dhe të përkulur 90 gradë!!ju e quani europën "kurvë" kur flitet për ndarjet që i ka bërë shqipërisë,por kur ajo përpiqet të mos lejojë ndarjen e ukrainës!?prapë e quani "kurvë"përse i kundërvihet putanës!!mos vallë ju me dashje(bastardë të shitur),o pa dashje(idiotë të lindur),nuk jeni në gjëndje të gjeni në kokën tuaj atë që quhet LOGJIKË??idiot bir kurve,provokator i ndyrë,ajo që është thënë dhe do të ndodhë është fare e thjeshtë!"NE DO TA BËJMË RUSINË QË TË MOS TI SHKOJË NË MËNDJE QË TË MUND TË SULMOJ DIKË NË TË ARDHMEN",lloid austin,sekretari i mbrojtjes SHBA!!kjo ka për të ndodhur pavarsisht momentin aksidental në të cilin ndodhet amerika!!
Cenosuma edhe unë ta mbështes dhe i ve bolet në vënd si europa,te pidhi i satëm dhe gojë të GanoCenos, se në bythë jua ka vën zezaku Austin
po o të qifsha robt!ke të drejtë!!robt të dyve!!si spiros dhe pordhë. eh,pallës!!
pusho injorant