Për të kuptuar aftësitë negociuese të Vladimir Putinit, duhet të kthehemi te Andrei Gromyko, legjendari “Zotëria Nyet” (Zotëria JO), i cili udhëhoqi diplomacinë sovjetike nga viti 1957 deri në vitin 1985, duke shërbyer nën 5 sekretarë të përgjithshëm të BRSS-së: Hrushovit, Brezhnjevit, Andropovit, Çernenkos dhe Gorbaçovit, i cili e shkarkoi atë.
Mentori i tij ishte Vyacheslav Molotov, ministri i jashtëm i Stalinit, i njohur si “Çekiçi” për aftësinë e tij për të përsëritur pafundësisht të njëjtën gjë, pavarësisht kundërshtimeve të bashkëbiseduesve të tij.
Molotovi hyri në histori për paktin famëkeq, të nënshkruar në vitin 1939 me homologun e tij nazist Von Ribbentrop, në të cilin Stalini dhe Hitleri ranë dakord për ndarjen e ardhshme të Polonisë.
Por, siç e pranoi edhe Henry Kissinger, Gromyko e tejkaloi atë në aftësi dhe këmbëngulje. “Të negociosh me të, pa ditur çdo detaj të dosjes është e barabartë me vetëvrasje”, tha sekretari i Shtetit i atëhershëm i SHBA-së.
Një mjeshtër i fshehjes, në një moment të rrallë sinqeriteti, Gromyko përmblodhi themelet e taktikave të tij negociuese, sipas shënimeve të mbajtura nga Oleg Grinevski.
“Para së gjithash, kërkoni maksimumin. Mos kini turp ta ekzagjeroni. Kërkoni edhe gjërat që nuk ju kanë përkitur kurrë. Së dyti, paraqisni ultimatume. Kërcënoni me luftë, mos i kurseni kërcënimet, pastaj propozoni negociata, duke i përshtatur ato sipas situatës.
Gjithmonë do të jetë dikush në Perëndim gati të bjerë në grackë. Së treti, sapo të fillojnë negociatat, mos u dorëzoni asnjë centimetër. Bashkëbiseduesit tuaj do të përfundojnë duke ju dhënë një pjesë të asaj që kërkuat.
Por edhe atëherë, mos nënshkruani: shtyni për më shumë dhe ata do ta pranojnë. Kur të keni marrë gjysmën ose dy të tretat e asaj që nuk ju përkiste, atëherë mund ta konsideroni veten diplomat.”
Pse s'thua se e paska përvetësuar edhe Trampi këtë doktrinë ! Edhe ai të njëjtin stil më duket se përdor . Ekzagjerim në kërkesat fillestare dhe rënie dakort për gjysmën.
Trapi nuk është në gjendje të përvetësojë asgjë. Ai në çështjet e nxënjes, të të mësuarit, nuk rreshtohet tek specia humane. Ai rreshtohet tek kafshët. Ka lindur me 95% të dijes. Atë 5% tjetër e ka në pazarin që bën me kurvat. Është I vetmi person që ka falimentuar si pronar kazinoje.
Ky ,,,, si quhet ? Gromikua ,,, i ka mare te gjitha ,,,, dhe sidomos 3 patate ,nje per mengjes ,nje per dreke,dhe nje per darke 100 vjet resht per idiotet e revolicioneve. Pushtelleku i qelbesires se perendimit me ne krye qelbesiren e madhe Angline ,,,,,komplimentat per zgjuarsi te madhe ju a ka lene Grominkove,qe per 3 vjet 1 milion ushtar te vdekur ,nga ana tjeter pastrimi i depove te armeve stoqe ,,,, Putini eshte dipllomat i madh si Gromingua,,,,frini trapin me budallenjte [ patate dhe ushtar te vrare ] te roje Gromingua dhe revolicioni .1!!!!!!!
Anglise i hengesh ate qe nuk thuhet!
E thame njehere , pyesni Reis Cicon ose Baklanin misionar te sh. Lenka .
Edhe Millosheviqi përdori të njetën taktikë por e hëngri sa krahu!
Ke të drejtë. Por atëherë, kishte Amerikë, sot kemi TACO.
Zhvates jo dilomat...ne shqip fjala popullore qe e permbledh quhet "nëma se s'ma ke"...dhe kur merr nje gje qe s'te takon gjithmon do kesh Probleme...ligji I kompesimit nuk fal kurrë!!
I ke rene pikes.
Shume humor e poshteri ka kjo taktike e pandershme!?Po Trampit per cfare i ha….!?
Këtë po përdor edhe vuqiqi me ndhimen e mashes edrama
Sa te thella paskan qene keto pune, Molotovi (nga ato qe perdorete e perdor Saliu), Gromyko e me rradhe Kallashnikovi (Putini) qe shpon BE e kush i del para, vazhdoni i bjerini legenit. Fitues eshte Rusia dhe ajo vendos kushtet, sic u be ne 1945 ku u ndryshuan kufinjte e Evropes dhe humbesit nga Gjermani a me rradhe nuk i pyeti askush, por vetem firmosen si te dhjere dhe pa fjale.
Tani keta fitojne por ne fund shperbehen si BRSS, dhe ka dekada qe bejñe lufte midis tyre.Ku qendron mencuria ketu qe ja paskan fut Perendimit.Perendimi forcohet,pasurohet,zhvillohet , keta vazhdojne me teorine e Gromikos, fitojne ne Alaske si Putin. Une s'kuptoj cfare fitoi?Ukrainen qe e kishte ne BS po e lufton t'u vra ukrainas por ruset.Vellezer i quan Putini ukrainasit dhe i vret,cfare fiton hajde gjeje.