Kryeministri britanik bisedë telefonike me Trump dhe Zelenskyn

16 Gusht 2025, 09:19Bota TEMA
Kryeministri britanik bisedë telefonike me Trump dhe Zelenskyn

Zyra e Kryeministrit britanik në Downing Street ka konfirmuar se Kryeministri Keir Starmer ka zhvilluar biseda telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas bisedimeve të mbajtura në Alaskë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Starmer iu bashkua një telefonate këtë mëngjes, së bashku me liderë të tjerë evropianë të vendeve anëtare të NATO-s, ku u diskutua për ecurinë e përpjekjeve diplomatike për paqe në Ukrainë.

Sipas Downing Street, Kryeministri britanik pritet të zhvillojë së shpejti edhe një raund tjetër bisedimesh me liderët evropianë.

2 Komente

  1. Z
    Z

    Perfundimi i bisedes telefinike??????

    Përgjigjjuni
    1. k
      katundari

      Ha ...ha... Britaniket duan te duken sikur ata e drejtojne Trump, mundohen per sy e faqe te duken sikur Amerika i pyet ata...!!!! Trump eshte kunder dinastise dhe kolonjalizmit Britanik qe mundohet te manipuloje politiken amerikane ne interes te saj dhe bene naten dashuri me Kinen..... Politike te pabese.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje