-Portali informativ ukrainas në gjuhën angleze Kyiv Independent kështu e sheh takimin në Alaskë:
«E neveritshme. E turpshme. Dhe, në fund të fundit, e padobishme. Në ekranet tona u prit si mbret në vendin e lirisë një diktator dhe kriminel lufte me duar të përgjakura - ndërsa dronët e tij po drejtoheshin drejt qyteteve tona».
- Chuck Schumer, udhëheqësi i pakicës demokrate në Senatin amerikan, shkroi në platformën X: «Në pamje të parë duket sikur Trump i dha Putinit legjitimitet, një skenë globale, nuk kërkoi asnjë llogaridhënie dhe në këmbim nuk mori asgjë».
- Në rrugët e qytetit pati pak protesta, për Trumpin, por sidomos kundër Trumpit dhe kundër Putinit, shkruan gazeta zvicerane Tages Anzeiger. Demonstruesit kishin sjellë flamuj ukrainas dhe pankarta ku shkruhej «Alaska qëndron në krah të Ukrainës» ose «Diktatorët nuk janë të mirëpritur».
Rreth tre orë pas fillimit të bisedimeve të tyre me dyer të mbyllura, Trumpi dhe Putin u shfaqën secili pas një podiumi, pranë flamurit amerikan dhe atij rus. Midis tyre qëndronte motoja «Pursuing peace» («Duke ndjekur paqen») - por për paqe nuk mund të bëhej fjalë.
- Ish-kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger, shkroi në X se samiti ishte një zhgënjim. «Putin mori qilimin e kuq, Trump përkundrazi nuk mori asgjë. 1:0 për Putinin».
- Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung komenton: «Putini është i durueshëm, ai mund të jetojë me këtë. Për të, samiti i Alaskës përbënte sidoqoftë një triumf krejt të pamundshëm. Ai, krimineli i luftës i kërkuar dhe i përbuzur, u nderua dhe u përkëdhel nga njeriu më i fuqishëm në botë.
Jo vetëm për njerëzit në Ukrainë, të cilët prej tre vitesh e gjysmë janë viktima të terrorit putinian, pamjet nga Anchorage duhet të kenë qenë një torturë. Por edhe për këdo që beson se mbetet krim të pushtosh vendet fqinje dhe se kufijtë duhet të respektohen. Anchorage nuk do të hyjë në histori si një Jaltë e re, por sigurisht si një skenë e ligësisë dekurajuese». (E.R)
Putin i tha Trump .......... "mos na bej shume humor "
Tamam. "Sepse kam nje nga Shqipëria per humor" - i tha.
po dhe ti kur nuk di gje , mos pirdh kot .......... (Lavrov ja ka thene zhelenskit)
Njerezimi daten 15.08.2025,ku u takun nje kriminel lufte me nje klloun bisnesmen amerikan,kane per ta shpallur ;”Turp historik.”
Vetem Pilinxhi , si njeri Nobel, pa Nobel , Kryeminister ne hatlla, njeri me vizion te paqarte , bo.......le te fishkura dhe i pavotuar e zgjidh punen me Putinin.
Ha ha ha ha. Pilinci per Kryeminister. Mbase e mban Ramën si minister te jashtëm, se ka shoqe Melonin, dhe ka muhabet me Makronin. Ndersa Saliun do ta ketë "I derguari special per krizën Kosove-Zerbi", nga qe Saliu ka vjehrrën serbe. E zgjidhëm problemin. Urra per Pilinci.
Jemi ne dor te ktyre me prostat skandal
PUTINI PRESIDENTI ME I NDERUAR NE BOTE ,,, PARA RUSSIA ,,BASHK ME VELLEZRIT ORTHODHOKS UKRAINAS ,,,
Ua bëre gojoren sot vëllezërve orthotoks?Apo vetem muzhikëve si gjithmonë?
"deal"????!!!! Edhe pse e ke vendosur ne kellapa tregon perseri injorance e shkruesit
Humoristi eshte me trapi nga te gjithe komentusit ketu.I eshte pjerdhur truti nga urrejtja qe ka per Trumpin te shkretit.
Artikull per te fshire bythen po Meron e detyrojne ta botoje besoj.