"Fëmijët e vrarë do t’ju përndjekin", gazetarja ruse që sfidon Putin në gjykatë

12 Gusht 2022, 11:14Bota TEMA

"Fëmijët e vrarë do t’ju përndjekin",

"Fëmijët e vrarë do t’ju përndjekin edhe në ëndërra". Është ky posteri i gazetares ruse Marina Ovsyannikova në sallën e gjyqit.

Gazetarja, e cila sfidon pushtetin e Putin mbajti një tabelë të shkruar me dorë në gjykatë për të vazhduar protestën e saj për pushtimin rus të Ukrainës.

Marina Ovsyannikova, u pushua nga puna në televizionin shtetëror rus në fillim të këtij viti për shkak të protestës kundër luftës.

Ajo u vendos në arrest shtëpie  në pritje të një hetimi dhe gjykimi me akuzat për përhapjen e informacionit të rremë rreth forcave të armatosura të Rusisë.

Ajo u akuzua pasi  mbajti një pankartë ku thuhej: “Putini është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë. 352 fëmijë janë vrarë (në Ukrainë). Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që ti të ndalosh?”

“Marina u bë peng i ndërgjegjes së saj dhe një peng i dashurisë për fëmijët e saj, e shihni,” u shpreh  avokati i saj, pas seancës.


Nëse shpallet fajtore, gazetarja përballet me 10 vjet burg sipas një ligji të ri që penalizon deklaratat kundër ushtrisë. Ligji u miratua menjëherë pasi trupat ruse u zhvendosën në Ukrainë.

Lini një Përgjigje