A mund të përfundojë Trump si Al Capone?

11 Gusht 2022, 22:40Bota TEMA

A mund të përfundojë Trump si Al Capone?

Gazetari James Risen, në artikullin e tij të botuar në portalin The Intercept, shtron pyetjen: a do të zbresë ish-presidenti amerikan Donald Trump si kreu i mafies Al Capone në vitet 1920?

Pyetja vjen pasi hetuesit federalë bastisën rezidencën e Trump në Florida duke kërkuar dokumente presidenciale që ish-presidenti mund të ketë marrë atje.

Pra, pyetja ka të bëjë me akuzat për keqpërdorimin e sekreteve qeveritare nga Trump, në mënyrë specifike zhvendosjen e dokumenteve të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në shtëpinë e tij në vend që t’i kthejë ato në Arkivin Kombëtar.

Në artikullin e tij, Risen bëri një krahasim të asaj që ndodhi me Al Capone në çerekun e parë të shekullit të kaluar, i cili ra në duart e agjentit Eliot Ness, në atë kohë drejtor i Byrosë së Ndalimit. Ai përfundoi pas hekurave pas një hetimi të gjatë federal për evazionin e tij fiskal, ndërsa Donald Trump mund të jetë nën hetim nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland për rrjedhjet e supozuara të dokumenteve të klasifikuara.

Dokumentet e klasifikuara në shtëpinë e Trump

Sipas gazetarëve, ende nuk është ngritur aktakuzë kundër Trump për veprën penale të tentativës për të nxitur një grusht shteti “të dhunshëm” kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pra, në vend që të akuzohet se është një “kryengritës i dhunshëm” që dëshiron të “minojë” demokracinë amerikane, Donald Trump mund të futet në burg për një arsye më “banale”: sepse ai ka inatosur Arkivin Kombëtar, i cili është kujdestari i cili ka humbur dokumentet dhe e ka raportuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas Risen, pyetja e rëndësishme në zemër të çështjes është: Çfarë kishte planifikuar të bënte Trump me kaq shumë dokumente top-sekret pas largimit nga detyra?

Gazetari amerikan në shkrimin e tij thekson se Trump i ka transferuar qëllimisht këto dokumente në shtëpinë e tij në Florida, duke menduar se do t’i shërbenin disi në të ardhmen, ndoshta në një fushatë tjetër presidenciale, ose në punët e tij private, apo edhe me liderë të huaj. 

6 Komente

  1. N
    Niku

    O Tema,po ku i gjeni keto shkrime qe nuk i beson me as kopshi pa dreke.Dhe boll ju referuat CNN se lat nam.Eshte kanal super i majte dhe eshte i 25 nge shikushmeria.Genjyen popullin per kater vjet qe Trumpi ishte vegel e Putinit dhe kur hetimi nuk gjeti gje as falje nuk kerkuan.Pse nuk e pushtoi Ukrainen kur ishte Trumpi kur ishte vegel e tij.Duket sikur Bideni eshte apo jo.Dhe Krimene atehere e mori.Te gjitha keto ndodhin se elitat dhe oligarket as nuk e blene dot dhe as nuk po e trembin dot Trumpin.

    1. a
      anti25642654censurë

      nik o hajvan i lindur,ti vazhdo e dëgjo foks njuzin!! kanal i jashtëzakonshëm,vetëm çim peka mungon!! ai flet gjuhën tënde,gjuhën që e kupton ti,gjuhën e budallallëkut!! o hajvan,cnn nuk është televizion për budallenjtë,është për të mënçurit,e të mënçurit nuk thonë "Pse nuk e pushtoi Ukrainen kur ishte Trumpi kur ishte vegel e tij."!! o hajvan,përse ta merr mëndja filloi L2B?? sepse i desh bytha hitlerit apo sepse ishin këta dhe ata në pushtet në shtetet e tjera?? o hajvan,gjërat nuk shkojnë si ta merr budallallëku ty!! çdo të thoshe ti o koqe gomari sikur të të thosha se "putana ishte e sigurtë në fitoren e dytë të trapit,prandaj deshte ta pushtonte kur ai të ishte në mandatin e dytë,dhe kur e pa se nuk fitoi!?iu vërsul!" o hajvan muti,përse nuk flet për atë që trapi tënd,bëri kundër kosovës??përse nuk flet për ndarjen që filloi të bënte në fund të mandatit të tij,dhe që administrata e bajden e rikëtheu në atë që tre presidentët e mëparshëm,klinton,bush e obama e kanë thënë përherë"kosova është shtet i pavarur me kufi të pandryshueshëm"!! o gomar e rracë gomerësh,ke qënë katastrofë për shqipërinë dhe këtë mynxyrë e ke marrë me vete në amerikë!!do ta bësh dhe amerikën si shqipëria?? sidoqoftë,shkuarja tënde atje ka shtuar masën e gomerëve!! që si zgjedhjet e '16 dhe këto që do të vijnë,po tregojnë se amerika ka shumicë marramëndëse gomerësh!!

    2. F
      Fat

      Harroje o popull, nëse nuk dënohet mister Trump,nuk do të dënohet as mister Berisha dhe mister Meta,(Metaj)...

      1. F
        Fat

        Fuck you Tema!!

        1. a
          anti25642654censurë

          gjithashtu dhe ti o dhjam!!

        2. M
          Mimoza

          Trump eshte nje Perbindesh ne SHBA, sic eshte Doktor Sali Mortja ne Shqiperi; vetem me nje ndryshim, populli demokrat amerikan do t'ia faturoje kriminelit te tij turpin e sulmit barbar mbi Capitol, nderkohe qe shqiptaret e pagdhendur qe kane mbetur ne Shqiperi i thurin hymne kryekriminelit dhe kryehajdutit te tyre.

          Lini një Përgjigje