Raporti: 73 milionë të rinj të papunë vetëm në 2022

11 Gusht 2022, 20:30Bota TEMA

Raporti: 73 milionë të rinj të papunë vetëm në

Të rinjtë janë prekur në mënyrë të ndjeshme nga efektet e pandemisë. Një raport i Organizatës Ndërkombëtare të Punës tregon se nga fillimi i 2020-s, të rinjtë e moshave nga 15 në 24 vjeç kanë pësuar një humbje të vendeve të punës në përmasa më të mëdha krahasuar me të rriturit.

Konkretisht, numri i të rinjve të papunë ka arritur në 73 milionë njësi në vitin 2022, me shifrën që megjithatë shënon një përmirësim të lehtë krahasuar me atë të vitit 2021, kur numëroheshin 75 milionë të papunë.

Megjithatë, ajo mbetet 6 milionë njësi sipër nivelit të vitit 2019, para pandemisë, thotë raporti i fundit për Trendin Global të Punësimit të të Rinjve.

Për më tepër, nënvizon Organizata Ndërkombëtare e Punës në një komunikatë të publikuar të enjten në Gjenevë, kuota e të rinjve pa punë, arsim apo formim në 2020-n, viti i fundit për të cilin ka një vlerësim global, u ngjit në 23.3%, një nivel i paarritur prej 15 vjetësh.

Situata më e rëndë paraqitet për gratë në moshë të re. Faktikisht parashikohet se këtë vit vetëm 27.4 për qind e tyre do të ketë një vend pune, krahasuar me 40.3 për qind të burrave të rinj.

Po aq të rëndësishme janë dallimet mes rajoneve të ndryshme në botë. vetëm vendet me të ardhura të larta do të mund të kenë kuota papunësie rinore në nivelet e afërta me vitin 2019, brenda 2022-shit.

Ndërkohë, në vende të tjera, nivelet pritet të mbeten mbi 1 pikë përqindjeje krahasuar me nivelet e parakrizës, sugjeron raporti i Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Lini një Përgjigje