Finlanda: Të shqyrtohet anëtarësimi në NATO pa Suedinë

24 Janar 2023, 13:10Bota TEMA

Finlanda: Të shqyrtohet anëtarësimi në NATO pa Suedinë

Finlanda duhet të shqyrtojë opsionin e anëtarësimit në NATO pa Suedinë, tha sot për herë të parë ministri i Jashtëm finlandez, sipas AFP, pas bllokimit nga ana e Erdogan.

Megjithatë, ai tha Finlanda dhe Suedia kanë thënë vazhdimisht se planifikojnë të anëtarësohen në NATO në të njëjtën kohë dhe kjo nuk ka ndryshuar, duke nënvizuar avantazhet e anëtarësimit të përbashkët me vendin fqinj.

“Nuk shoh arsye për ta diskutuar”, u përgjigj ai në mënyrë karakteristike kur u pyet nëse Finlanda mund të vazhdojë anëtarësimin pa Suedinë.

Anëtarësimi i përbashkët i dy vendeve në NATO mbetet “zgjedhja e parë”, tha ministri i jashtëm finlandez

Por në komentet që bëri në televizionin publik Yle, sipas Agence France-Presse, Pekka Haavisto tha se anëtarësimi i përbashkët i dy vendeve nordike mbetet “opsioni i parë”, por “natyrisht ne do të duhet të vlerësojmë situatën, nëse diçka ka ndodhi që në terma afatgjatë kjo e bën Suedinë të mos ecë më përpara’ dhe gjykoi se është ‘shumë herët për të marrë një pozicion’.

Kreu i diplomacisë finlandeze ka vendosur se duhet një pauzë në bisedimet mes dy vendeve nordike dhe Turqisë për planet e tyre të anëtarësimit.

2 Komente

  1. N
    Nik

    Te hiqet VETO -ja per pranimin e anetareve te rinj te NATO-s.

    1. a
      anti25642654censurë

      o nik,loja nuk luhet me rregulla në fund të saj!!kështu që të ndryshojë kushti i vetos,duhet të arrihet vetoja!!e ma merr mëndja se erdoqëni nuk është aq budalla sa ta pranojë!! nik,kur një shtet kërkon të futet në NATO,i kërkohen shumë kushte!e kur i plotëson,pranohet!!një shtet si turqia e sotme,nuk do të kishte asnjë shans të pranohej në NATO!prandaj dhe kur rusia,tha se "përse nuk i kanë dërguar ftesë për tiu bashkuar NATOs",ata i thanë "duhet ta bësh ti kërkesën dhe të plotësosh kushtet që janë për pranim"!vetoja është vënë sepse është llogaritur se të gjithë shtetet janë të barabarta,si në të drejta dhe në detyra!!e shtete si ato që drejtohen nga putan e erdoqën,nuk janë shtete që njohin detyrat,ato njohin vetëm shfrytëzimin e momentit!!erdoqëni quan terroristë gylenistët,por jo hamasin dhe hezbollahun!!ju kërkon suedezëve llogari për turq e kurdë,dhe në krahun tjetër ndihmon dy organizata terroriste palestineze!!

    Lini një Përgjigje