Forcat e regjimit në Iran po përdhunojnë protestuesit për të shtypur demostratat

22 Nëntor 2022, 16:45Bota TEMA

Forcat e regjimit në Iran po përdhunojnë protestuesit për

Ndërsa protestat kundër regjimit në Iran vazhdojnë, forcat e sigurisë po përdhunojnë dhe dhunojnë protestueset femra për të shtypur protestat, sipas një hetimi të CNN.

Gratë që folën me nëntë gazetarët e rrjetit amerikan, të cilët nënshkruan raportin e gjerë, përshkruajtën me detaje rrëqethëse se çfarë vuajtën dhe çfarë panë në qendrat e paraburgimit në Iran.

“Kishte vajza që u sulmuan seksualisht dhe më pas u transferuan në qytete të tjera. Ato kanë frikë të flasin për këto gjëra”, tha një grua kurdo-iraniane për CNN.

Në raport përmendet, ndër të tjera, rasti i 20-vjeçares Armita Abbasi, e cila u arrestua në Karaj, në perëndim të Teheranit, rreth një muaj pas fillimit të protestave. Më 17 tetor, e reja u dërgua me urgjencë në spitalin e Karajit, e shoqëruar nga policë me rroba civile. Abbasi ishte torturuar dhe përdhunuar.

Ajo tani ndodhet në burgun famëkeq Fardis, sipas qeverisë iraniane. Gratë po udhëheqin lëvizjen e protestës, e cila tani i ngjan një kryengritjeje popullore në Iran.

Slogani “Gratë, Jeta, Liria” dominon protestat kundër regjimit pas vdekjes së Mahsha Amini, e cila besohet se është rrahur brutalisht nga policia, pasi u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së regjimit.

Gjatë javëve të fundit janë postuar video në mediat sociale në Iran, duke treguar forcat e sigurisë që abuzojnë seksualisht protestuesit femra, ndërkohë që janë shfaqur akuza për përdhunimin e aktivisteve femra në burgje.

Gazetarët e CNN ekzaminuan disa prej tyre dhe mblodhën disa dëshmi dhe siç konstatuan, një rast përdhunimi përfshinte edhe një djalë të mitur, ndërsa një incident rezultoi me plagosjen e rëndë të një prej protestuesve.

Në disa raste sulmet seksuale u filmuan si një mjet për të shantazhuar protestuesit. Pavarësisht vështirësive në hetimin e përdhunimeve të supozuara të protestuesve femra, reporterët e CNN zbuluan 11 incidente të tilla – disa që përfshinin viktima të shumta në të njëjtën kohë – të gjitha këto ndodhën në zonat kurde të Iranit.

Në një audio, një 17-vjeçar tha se ai dhe miqtë e tij u përdhunuan dhe iu nënshtruan goditjeve elektrike pasi u arrestuan.

Por organizatat e të drejtave të njeriut si Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë dokumentuar disa raste të sulmeve seksuale në burgjet iraniane që nga fillimi i protestave.

Në fakt, kreu i të Drejtave të Njeriut, Rabin Rahmani, tha për CNN se dy të burgosura raportuan se ishin kërcënuar se ata do të përdhunonin motrat e tyre adoleshente për t’i detyruar të “rrëfenin”.

Lini një Përgjigje

Blog Tema