G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin

12 Mars 2025, 15:49Bota TEMA
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin

Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen për një takim disa ditor në Kanada. Diskutimet do të jenë të të përqëndruara në mbështetjen për Ukrainën në betejën e saj kundër agresionit tre vjeçar rus.

Bisedimet pasojnë vendimin e Shteteve të Bashkuara për të rifilluar ndihmat ushtarake dhe ato të zbulimit për Ukrainën, pasi zyrtarë të lartë nga të dy vendet u takuan në Xhedah të Arabisë Saudite.

Pas gati tetë orësh bisedimesh, Ukraina njoftoi të martën gatishmërinë e saj për të pranuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për “një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor” në luftën me Rusinë. Propozimi duhet të pranohet edhe nga Kremlini.

Kancelari gjerman Olaf Scholz përshëndeti propozimin duke thënë të mërkurën në rrjetin social ‘X’ se ai është “një hap i rëndësishëm dhe korrekt drejt një paqeje të drejtë për Ukrainën”.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara dhe mirëpresim propozimet nga takimi në Xhedah. Tani varet nga Putini”, shkroi Kancelari Scholz.

Kremlini tha të mërkurën se pret të mësojë nga Uashingtoni hollësitë e propozimit të armëpushimit, ndërsa zyrtarë të lartë rusë thanë në kushte anonimiteti se marrëveshja duhet të marrë parasysh përparimet që ka bërë Rusia në fushën e betejës. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se negociatat me zyrtarët amerikanë mund të zhvillohen këtë javë.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u tha gazetarëve të martën në mbrëmje se Ukraina ka ndërmarrë një hap konkret drejt përfundimit të luftës. “Tani ne do t'ia dërgojmë këtë propozim rusëve. Ne shpresojmë që ata të thonë po, që do t’i thonë po paqes. Tani topi është në fushën e tyre”, tha ai. Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Ëaltz, i cili ishte pjesë e delegacionit amerikan në Xhedah, tha se do të fliste me homologun e tij rus “në ditët në vijim”.

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Të gjitha këto diskutime janë pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të paqes. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk mori pjesë në bisedimet SHBA-Ukrainë, por gjatë fjalimit që e publikoi të martën në mbrëmje ai tha se plani i armëpushimit ishte një “propozim pozitiv”./VOA

4 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere

    Po cfare G7, bota ka vetem nje zeus qe e ka emerin Donald Trump dhe eshte dhurata me e vyer qe na beri perendia neve ketu ne Amerike, G-6 eshte vetem nje shtojce qe zeusi ben si te doje, Zeusi tha paqe dhe paqja do te vendoset. Marrsh nga ditet tona o Zeusi i planetit, Make America great again

    Përgjigjjuni
    1. U
      USA

      kush te ka lene ty te vish ne Amerike o katunar kokbole?

      Përgjigjjuni
      1. U
        USA

        kush te ka lene ty te vish ne Amerike o katunar kokbole?

        Përgjigjjuni
      2. a
        anti25642654censurë

        sipas disa lajmeve portokalli47 po kërkon të bëjë një takim të "G7 ",ku do jetë rusia!!nëse ndodh!?rusia jo vetëm i shpëtoi mortjes,por dhe mund të vazhdojë agresionin e saj!!si duket(sipas thënjeve të idiotëve MAGA)u zëvëndësua gjumashi xho,me brekë mbushurin portokalli!!për të mos thënë,atë që i madhi alFredo kaCo do ta quante,"sipas gojëve të liga" e zëvëndësuam me agjentin KRASNOV!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje