Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka riafirmuar angazhimin e Berlinit për një zgjidhje të negociuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
Wadephul deklaroi sot se, përveç programit bërthamor, në tryezën e bisedimeve duhet të trajtohet edhe programi iranian i zhvillimit të raketave balistike.
Wadephul i bëri këto komente në Berlin, në kuadër të një takimi me homologë nga vendet e Azisë Qendrore, Turkmenistani, Taxhikistani, Kirgistani, Uzbekistani dhe Kazakistani.
Sipas tij, programi raketor i Iranit përbën kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për Evropën.
“Është gjithashtu në interesin tonë që këto çështje të adresohen dhe të zgjidhen përmes negociatave”, theksoi Wadephul.
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takohet sot më vonë në Uashington me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në një takim që zhvillohet në sfondin e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit.
Izraeli e konsideron programi bërthamor d të Iranit si kërcënimin më të madh ekzistencial, ndërsa Netanyahu ka kërkuar nga Uashingtoni të mbajë një qëndrim të ashpër në bisedimet në vijim me Teheranin.
Ore nipi i SS ju te perendimit i keni te gjith armet berthamore ne kopshtet e juaja kurse ndaloni kur dikush tjeter i don per mbrojte kurse ai krimineli qe ju e mbroni mundet te posedoj cfare te doje ,hajde te gjith shkoni ne shkolle te mesoni per tu bere njerez qe e shohin dhe veprojne me te verteten por pre Fashizmit nuk u larguat.