
Ofensiva ruse në rajonin Donbas të Ukrainës është “më e madhja në tokën europiane që nga Lufta e Dytë Botërore”, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkruan BBC.
Kuleba u kërkoi aleatëve të Ukrainës që të përshpejtojnë furnizimin me armë dhe municione në vend, veçanërisht sisteme të raketave (MLRS), artileri me rreze të gjatë dhe automjete të blinduara. (APC).
“Ofensiva ruse në Donbas është një betejë e pamëshirshme,” tha Kuleba në Twitter, duke shtuar se është shumë herët për të arritur në përfundimin se Ukraina tashmë i ka të gjitha armët që i nevojiten.
Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte kryer sulme ajrore në një depo armësh në rajonin lindor të Donbasit, të përdorura për të ruajtur predha për obusët amerikanë M777. BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
qiju robt eshte lufte midis atyre qe duan te ruajne familjenqe zoti krijoi dhe atyre qe dhe dy bura ose dy gra te kene e promovuar ng Amerika dhe perndimi,
O bole, eshte lufte per teritore. Perendimi eshte tjeter gje. Po te pelqen shko jeto ne rusi ku nuk ke as te drejten e fjales. Shko te tredhin po fole kunder putinit.