Presidenti i Filipineve kritikon Putinin për vrasjen e fëmijëve dhe të moshuarve në Ukrainë: Unë të paktën vras kriminelë

24 Maj 2022, 13:29Bota TEMA

Presidenti i Filipineve kritikon Putinin për vrasjen e fëmijëve

Presidenti në ikje i Filipineve, Rodrigo Duterte kritikoi ashpër presidentin rus Vladimir Putin.  Kjo, për vrasjet e civilëve të pafajshëm në Ukrainë, duke thënë ndërsa të dy janë etiketuar si vrasës, ai “vret kriminelët, nuk vret ​​fëmijë dhe të moshuar”.

Duterte, i cili e konsideron haptazi Putin-in një idhull dhe mik, shprehu për herë të parë qortimin e tij mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke i bërë jehonë fjalës së tij të transmetuar të martën.

Ndër të tjera, ai bëri me faj luftën tre mujore për rritjen e çmimeve globale të naftës e cila ka goditur shumë vende, përfshirë Filipinet.

Duterte nuk u pajtua me etiketimin e pushtimit nga Putin si një “operacion special ushtarak” dhe tha se ishte me të vërtetë një luftë në shkallë të plotë e zhvilluar kundër “një kombi sovran”.

“Shumë thonë se Putin-i dhe unë jemi të dy vrasës. Unë ju kam thënë prej kohësh filipinasve se unë vërtet vras. Por unë vras ​​kriminelët, nuk vras ​​fëmijë dhe të moshuar”, tha Duterte gjatë një takim javor televiziv me zyrtarë kryesorë të kabinetit.

Duterte, i cili do të japë dorëheqjen më 30 qershor, ka kryesuar një goditje brutale kundër drogës që ka lënë të vdekur më shumë se 6 mijë të dyshuar.

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    po mor lali po!! dhe ai ashtu thoshte e akoma thotë se"po e bën për të mirën e rusëve"! edhe kur ju vret fëmijët!! o hajvan,diktatura është gjithnjë mbi ligjin! diktatura bën gjithnjë ligjin!! prandaj quhet diktaturë,se vetë firmos e vetë vulos!! e ti po bën të njëtën gjë!! nuk je si ky sepse nuk ke bolet e shtetit të këtij,se më i ndyrë do të ishe!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje