Ish-presidenti i Moldavisë arrestohet nën dyshimin për tradhti

24 Maj 2022, 12:17Bota TEMA

Ish-presidenti i Moldavisë arrestohet nën dyshimin për tradhti

Ish-presidenti moldav Igor Dodon u ndalua për 72 orë si pjesë e një hetimi penal.

Ky i fundit filloi në bazë të katër neneve të Kodit Penal – për tradhti të lartë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar Marianna Kerpek-in, zëdhënësen e Prokurorisë së Përgjithshme të Moldavisë.

Paraditen e së martës punonjës të Shërbimit të Informacionit dhe Sigurisë së bashku me Prokurorinë Kundër Korrupsionit kanë kontrolluar shtëpinë e Dodon-it.

Kërkime po kryhen edhe në vende të tjera.

Në total, kontrollet janë kryer në 12 ambiente.

“Po studiohen pasuritë e paluajtshme që i përkasin ndërmjetësve”, u shpreh Kerpek, teksa shtoi se masat hetimore vijojnë ende.

Në veçanti, kontrollet u kryen në ambientet e zyrës së unionit të biznesit moldavo-rus.

Gjithashtu, sipas mediave moldave, në kuadër të hetimeve është ndaluar edhe kumbari i socialistit Petru Merinyanu.

Javën e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Dmitry Robu nënshkroi një rezolutë për rifillimin e çështjes penale me emrin e përbashkët “Kulek”.

Bëhet fjalë për pamjet filmike nga zyra e Partisë Demokratike në vitin 2019.

Lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike, Vladimir Plahotniuc, i kalon një pako, e cila me siguri përmbante para, tek ish-presidenti Dodon.

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Moldavia ësht vënd i qetë dhe i varfër.Nëse antarsohemi në BE., mbështetja jon për antarsimin e tyre nuk do mungoj.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapeni per zhelesh kete...kale troje ne SPAK!

      Ore ,mos eshte ndonje si puna e Krajes atje ne Moldavi? Te guxoje te beje kontroll e te arrestoje e te akuzoje per tradheti te larte ish presidentin?! Cudi e madhe kjo.Po pse s'merr shembullin e Krajes ai qe perpara ish-eve tane rri gatitu dhe eshte gati tu fshije dhe kepucet?Dhe nuk ka dhe faj ne fakt,sepse kunder ketyre ish-eve tane s'ka prova , s'ka hetim,s'ka dosje!Dhe kjo eshte katigorike!Me firme dhe vule dhe keshtu parashikohet te jete ne te ardhmen e afert te pakten.Per me tutje te shohim!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje