
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi se Rusia po e ngadalëson qëllimisht ritmin e ofensivës në Ukrainë.
Kjo, në mënyrë që të “shmangen viktimat civile dhe të lejojë njerëzit të evakuohen”.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, duke iu referuar deklaratës së Shoigu-t.
“Njoftuam regjimin e armëpushimit dhe krijimin e korridoreve humanitare për të larguar banorët nga vendbanimet përreth”, pretendoi zyrtari rus.
Shoigu u shpreh gjithashtu se Rusia do të vazhdojë të ashtuquajturin “operacion special” në Ukrainë “derisa të gjitha detyrat të plotësohen plotësisht”.
Kjo, pavarësisht “ndihmës në shkallë të gjerë perëndimore ndaj regjimit të Kiev-it dhe presionit të sanksioneve ndaj Rusisë”.
Ministri rus i Mbrojtjes i bëri jehonë shprehjes se “NATO e ka kthyer Ukrainën në një shtet armiqësor ndaj Rusisë, duke e bërë atë një instrument presioni ndaj Moskës”.
Lini një Përgjigje