Irani kërcënon Amerikën: Kontrollo Izraelin nëse do të shmangësh një luftë rajonale!

13 Tetor 2023, 19:10Bota TEMA
Irani kërcënon Amerikën: Kontrollo Izraelin nëse do të

SHBA “duhet të kontrollojë Izraelin” nëse dëshiron të shmangë një luftë rajonale, tha ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian nga Bejruti, ku ndodhet për një vizitë, duke shtuar se Irani dëshiron të garantojë sigurinë e Libanit.

Amerika dëshiron të lejojë Izraelin të shkatërrojë Gazën dhe ky është një gabim serioz. Nëse amerikanët dëshirojnë të shmangin përhapjen e luftës në rajon, ata duhet të kontrollojnë Izraelin”, theksoi Amir Abdollahian.

Nëse krimet izraelite nuk ndalen, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë,” paralajmëroi ai.

Megjithatë, ministri iranian theksoi se “siguria dhe paqja e Libanit janë të rëndësishme për ne” , në një kohë kur shqetësimet po rriten se lëvizja libaneze Hezbollah, një aleate e Iranit, mund të hapë një front të ri kundër Izraelit.

Deklaratat e Amir Abdullahian erdhën pasi Izraeli duket se po përgatit një operacion në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmit të nisur nga Hamasi.

Si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja janë të shqetësuar se një front i dytë mund të hapet në Izraelin verior në kufirin me Libanin nëse Hezbollahu vendos të ndërhyjë në konflikt.

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor, përfshirja e lëvizjes libaneze nga Libani jugor ka qenë e kufizuar.

1 Komente

  1. R
    Real

    Kjo qe po ndodh ne gaza eshte nje paralajmerim edhe per keto qe hedhin gurin e fshehi doren. Pa provoje se je ne kohe dhe nuk do perseritet me lufta e gjirit ne vitin 1991 e lene ne mes Shpejt mos humni kohe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje