Irani ka ekzekutuar një numër “tronditës” prej 2.159 personash më 2025, u tha në raportin e Amnesty International të publikuar më 18 maj.
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, numri i ekzekutimeve ka tejkaluar rekordin e vitit 1981 të regjistruar në këtë shtet. Amnesty International tha se të paktën 2.707 persona u ekzekutuan në mbarë botën vitin e kaluar, edhe pse dënimet me vdekje të shqiptuara në Kinë nuk janë përfshirë në këtë shifër.
Organizata me seli në Londër njoftoi se “mijëra ekzekutime” janë kryer në Kinë, shtetit që përdor më së shumti dënimin me vdekje. Amnesty tha se shifra globale për vitin 2025 – që përfshijnë ekzekutimet në Arabinë Saudite, Kuvajt, Egjipt, Jemen, Singapor dhe Shtetet e Bashkuara – paraqet rritje për më shumë se dy të tretat, krahasuar me shifrën e përgjithshme më 2024.
Në veçanti, “rritja tronditëse e ekzekutimeve të regjistruara në Iran” erdhi në kohën kur autoritetet “intensifikuan përdorimin e dënimit me vdekje si mjet shtypës politik dhe të kontrollit”, veçanërisht pas luftës së qershorit të vitit 2025 me Izraelin.
Amnesty dhe grupe të tjera për të drejtat e njeriut kanë thënë se Teherani po intensifikon përdorimin e dënimit me vdekje pas protestave masive antiqeveritare në janar dhe luftës që më pas shpërtheu ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Na cate carin me keto lajme te Amnisty Internacional ku punonjesit e saj parazit zhvasin rroga te majme ne qindra mijera euro dhe kerkojne te bejne lajm e te thone se ja jemi duke punuar. Ka ndonje "ligj" apo rregull kjo organzate gay te tregoj se kur duhet te perdoret denimi me vdekje ? Nje plumb pas koke apo nje cope litar i lan esapet me ata qe kane lyer duart me gjak, kane sabotuar apo bashkepunuar me vetedije te plote deri ne krim me armiqte e vendeve te tyre, kane perdhunuar etj, duke i denuar me vdekje kursehen miliona euro dhe dollar te qytetareve taksapagues qe jane ne rregull me ligjin, per t'i mbajtuar ata ne burgime nder vite, apo te perjeteshme.
Te bashkepunosh me boten e qyteteruar per te cliruar atdheun dhe popullin tend nga sundimi fashisto-islamist i krikave terroriste dhe kafsherore, quhet HEROIZEM dhe ATDHETARI! Kush bashkepunon me sunduesit naziste te Ayatullaheve eshte TRADHETAR i atdheut dhe popullit te vet dhe se shpejti do marrin denimin e meritur (ashtu si ata qe kane shkuar per lesh). Kush mbeshtet dhe perkrah klikat fashisto-islamiste, kudo ne bote, eshte ose MASKARA ose BUDALLA!