Jair Bolsonaro kthehet në Brazil, për herë të parë që nga trazirat e 8 janarit

30 Mars 2023, 14:35Bota TEMA

Jair Bolsonaro kthehet në Brazil, për herë të parë

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro është rikthyer në Brazil, pas disa muajsh qëndrimi në Shtetet e Bashkuara.

Politikani kthehet për herë të parë, pasi protestuesit pushtuan Gjykatën e Lartë, Kongresin dhe pallatin presidencial në janar.


Protestat në atë kohë u organizuan pas akuzave për mashtrim të votave, pasi Bolsonaro i humbi zgjedhjet përballë rivalit të tij, presidentit Lula Da Silva.

Duke folur për mediat, pas 3 muajsh, nga aeroporti i Floridas, përpara se të nisej, 68-vjeçari tha se nuk do ta udhëheqë opozitën kundër Da Silvës.

Ish-presidenti kohë më parë deklaroi se do ta ndihmojë partinë Liberale si një person me eksperiencë të gjatë në politikë dhe se kishte ndërmend të udhëtonte qark Brazilit, në fushatë, për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lini një Përgjigje