Kanadaja blen municione artilerie për t’ia dhuruar Ukrainës

25 Maj 2022, 12:31Bota TEMA

Kanadaja blen municione artilerie për t’ia dhuruar Ukrainës

Ministrja Kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand tha se vendi bleu 20.000 municione artilerie për Ukrainën sipas standardeve të NATO-s në mënyrë që të mbështesë mbrojtjen e këtij vendi nga pushtimi rus.

“Po punohet për të përshpejtuar dhe dorëzuar këtë ndihmë kaq të nevojshme në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftoi Ministria e Mbrojtjtes në një njoftim për shtyp.

Municioni u ble nga Shtetet e Bashkuara me shifrën prej 98 milionë dollarësh kanadezë, dhe së shpejti do të dorëzohet në Ukrainë.

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një takimi virtual me aleatët për të koordinuar proçesin e armatosjes së Ukrainës, tha se rreth 20 vende njoftuan paketa të reja të ndihmës për sigurinë për Ukrainën.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Rusia ka 6500 bomba bërthamore, amerika 5600, kina 350, koreja verit 60, india 180, pakistani 160, izraeli 80,anglia 400, franca 500.Jemi për një ushtri të përbashkët Rusi- ukrain, në Ukrain.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje