SHBA i jep goditjen e radhës Rusisë

25 Maj 2022, 11:23Bota TEMA

SHBA i jep goditjen e radhës Rusisë

SHBA do të mbyllë rrugën e fundit që i kishte mbetur Rusisë për të baguar miliardat që ka borxh tek investitorët. Ky veprim do t’i heqë Rusisë mundësinë për të paguar borxhet, për herë të parë që nga Revolucioni Bolshevik.

Departamenti i Thesarit tha në një njoftim se nuk planifikon të rinovojë licencën për të lejuar Rusinë të vazhdojë të paguajë “borxhmbajtësit” e saj përmes bankave amerikane. Që nga raundet e para të sanksioneve, Departamenti i Thesarit u ka dhënë bankave një licencë për të përpunuar çdo pagesë të obligacioneve nga Rusia.

Kjo dritare skadon në mesnatën e 25 majit. Prej disa ditësh kishte shenja se administrata Biden nuk do ta zgjaste afatin.

Kremlini ka përdorur JPMorgan Chase dhe Citigroup si kanale për të paguar detyrimet. Ndërkohë, kujtojmë se Rusia nuk ka pasur probleme me pagesat e borxheve ndërkombëtare që nga Revolucioni i vitit 1917, kur Perandoria Ruse u shemb dhe u krijua Bashkimi Sovjetik.

 

2 Komente

  1. S
    Shaka bera

    Kjo eshte goditje spektakolare. Nuk do e lejojne Rusine qe te paguaje borxhet....Kjo do e fundose komplet shtetin rus. Tani qe ju mbyll rruga dhe nuk paguan dot borxhet, do detyrohet te terhiqet nga Ukraina.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      çfare goditjet?? alla Biden|| Russet i dhane goditje Bidenit. Ne Azovstal zune rob, mbase 3000 ushtare me armatimet me moderne u.s.a. e anglese. NE MESIN E KETYRE MIJRA ROBERVE , JANE ME QINDRA VETERAN E SPECIALISTA TE LARTE NGA 12 SHTETE PRENDIMORE TE NATOS, amerikane, inglese gjermane polak , frances edhe italian , 2 apo me shume shqiptare..Tashme ofensiva russe nuk ndalon ajo vazhdon te demolizoj mbrojtjen ukrainase,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje