Kancelari gjerman: Jemi gati për të mbrojtur çdo vend të NATO-s që kërcënohet nga Rusia

22 Qershor 2022, 17:12Bota TEMA

Kancelari gjerman: Jemi gati për të mbrojtur çdo vend të

Kancelari gjerman, Olaf Scholz duke folur para deputetëve në Bundestag u tregua edhe njëherë i prerë në qëndrimin e tij, duke theksuar se Gjermani dhe NATO janë të vendosura për të mbrojtur çdo metër katror të Europës lindore, nga çdo agresion i mundshëm. Sipas tij çdo vend i Europës lindore duhet të ketë besim tek Gjermania dhe NATO.

“Ajo që thashë më 27 shkurt është vërtetuar: ne do të mbrojmë çdo metër katror të NATO-s. Partnerët tanë të Evropës Lindore mund t’i besojnë Gjermanisë sot. Për të qenë i qartë: të kesh objektivin e një partneriteti me Rusinë si ai që kishte ende në konceptin strategjik të vitit 2010, me Rusinë imperialiste agresive të Putinit është e paimagjinueshme në çdo kohë të parashikueshme”, tha ai.

Më tej Scholz theksoi se Ukraina ka nevojë për një plan “Marshall” për rindërtim.

1 Komente

  1. A
    Asnji fjali e qarte .Spruco Mjergulluese

    Perdoret e njejta Retorike si edhe me pare nga Merkel etj Politikane Gjermane ,pra pergezohen vendet e Ballkanin Perendimore ,si te ishin Femijet e Kopeshtit nga Edukatoria ,mirpo Karamelet nuk zihen fare ne goje . Pra i nderuari Kancelari Gjerman ,me kte fjalim ,i perkedhel me doren e tij te bute ,kokat dy Kolopuceve ,madje ai i maqedonise lavderohet edhe pse Per Bythen e pakenaqur te Grekut , ngryshon Kondom ! - Nga Ismet Karaduc e ndron ne Janullatos Karaduqis . Nuk duhet te mungonte nji Aplaus e forte - madje Frenetike ne rrespekt te Herr Scholz . Karamele s'ka sepse jemi ne Krize !------------------ ( Falemnderit qe BE-ja s'ka noj Plan per ta futur ne Konflikte perseri Ballkanin ,si ka bere gjate gjithe Historise se Kontinentit )

    Lini një Përgjigje