Këshilltari i Zelensky-t: Putin ka frikë se do të vritet, fundi i tij si figurë politike

23 Nëntor 2022, 15:06Bota TEMA

Këshilltari i Zelensky-t: Putin ka frikë se do të vritet, fundi i

Oleksiy Arestovich, një këshilltar i Volodymyr Zelensky, tha se presidenti rus ka frikë se do të vritet nëse Rusia pëson humbje të mëtejshme, pas çlirimit të Khersonit, duke rritur frikën se do të humbasin luftën ndaj Ukrainës.

“Putini ka shumë frikë sepse në Rusi nuk ka falje për carët që humbin luftën. Nëse ai humb luftën, do të thotë fundi. Fundi i tij si figurë politike. Dhe ndoshta në kuptimin fizik. Humbja në Kherson është e turpshme për Putinin. Për Ukrainën është arritja më e madhe e luftës”, deklaroi ai sipas The Times. 

Arestovich tha se trupat ruse do të kryejnë një ofensivë nga Bjellorusia në Donbas dhe gjithashtu do të përpiqen të pretendojnë centralin bërthamor Rivne.

Gjithashtu ai beson se sulmet që kanë përgjysmuar kapacitetin e fuqisë së Ukrainës janë një formë 'shantazhi' për të detyruar Ukrainën dhe aleatët e saj në bisedime me Kremlinin.

 

 

Lini një Përgjigje