Kremlini: Sa më pak armë të dërgohen në Ukrainë, aq më afër fundi i luftës

3 Korrik 2025, 20:51Bota TEMA
Kremlini: Sa më pak armë të dërgohen në Ukrainë,

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të enjten se Rusia po i ndjek nga afër raportet mbi pezullimin e dërgesave të armëve amerikane në Ukrainë.

"Po e ndjekim me vëmendje”, ka thënë ai.

"Me sa duket, industritë po përpiqen të prodhojnë numrin e nevojshëm të raketave, veçanërisht pasi ka pasur shumë dërgesa në Izrael dhe Ukrainë, kështu që ka probleme të caktuara në këtë drejtim, ka shtuar Peskov.

Ai ka thënë se "sa më pak raketa të dërgohen në Ukrainë, aq më afër është fundi i operacionit ushtarak special", duke përdorur termin e Kremlinit për veprimin e tij në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të diskutojnë të premten në një telefonatë, ndërprerjen e papritur të disa dërgesave të rëndësishme të armëve amerikane për Kievin, ka bërë të ditur Financial Times të enjten.

SHBA-ja ka ndaluar disa dërgesa të armëve kritike në Ukrainë për shkak të rezervave të ulëta, kanë thënë burimet për Reuters.

Ky vendim bëri që Ukraina të thërriste të dërguarin në detyrë të SHBA-së në Kiev të mërkurën, për të nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të ndihmës ushtarake nga Uashingtoni, dhe për të paralajmëruar se ky veprim do të dobësonte aftësinë e Ukrainës për t'u mbrojtur kundër sulmeve ajrore ruse që janë intensifikuar dhe përparimeve në fushën e betejës.

Lëvizja e Pentagonit ka çuar pjesërisht në një ulje të dërgesave të raketave të mbrojtjes ajrore Patriot, në të cilat Ukraina mbështetet për të shkatërruar raketat balistike ruse që lëvizin me shpejtësi.

4 Komente

  1. B
    Bato

    Koreano veriore, afrikane iran e kubaneze te ndihmojne rusine me ushtare e arme. Ukraine dorezohu... hahaha!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putini dhe 40 hajnat e tij

      Sa më shumë që flet Putini aq më shumë gënjen. Pushtimi i Ukrainës është fillimi. Pas Ukrainës vjen Moldavia.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Rusia ka mbi 100 vjet qe drejtohet nga diktatore kriminelë qe propagandojnë gënjeshtrën dhe shpifjen si komunikim.Populli rus nuk ka jetuar kurre me dinjitet dhe eshte i bindur se jeta nuk eshte e tille nese nuk vuan varferine dhe mjerimin.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Keta jemi, ky eshte niveli

          E dashka te rruar Putin , i thone fjales.....Trapi e beri lemsh boten

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje