Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka vlerësuar si “të mira dhe produktive” bisedimet e zhvilluara me presidentin rus Vladimir Putin mbi marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga SHBA-ja në Ukrainë.
Deklarata e Trump vjen pasi Putin dhe i dërguari i SHBA Steve Witkoff u takuan në Moskë mbrëmjen e së enjtes, pas së cilës Kremlini tha se ndante “optimizmin e SHBA-së mbi një proces paqeje”.
Trump shkroi në një postim të Truth Social se bisedimet dhanë “një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme mund të marrë fund”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, megjithatë, akuzoi Putinin se po përpiqet të zvarritë bisedimet për të vazhduar luftën, ndërsa Sir Keir Starmer tha se presidenti rus nuk mund të lejohet të “luaj lojëra” me propozimet e armëpushimit.
Në fillim të kësaj jave, Ukraina pranoi marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga SHBA, për të cilën Rusia ende nuk ka rënë dakord.
Të enjten, Putin kishte thënë se ideja e një armëpushimi ishte “e drejtë dhe ne e mbështesim atë… por ka nuanca” dhe ai vendosi një sërë kushtesh të vështira për paqen, një përgjigje e quajtur “manipuluese” nga Zelensky.
Udhëheqësi i Ukrainës vazhdoi kritikat e tij të premten në një seri postimesh në X, duke shkruar: “Putini nuk mund të dalë nga kjo luftë sepse kjo nuk do ta linte atë pa asgjë.
Kjo është arsyeja pse ai tani po bën gjithçka që mundet për të sabotuar diplomacinë duke vendosur kushte jashtëzakonisht të vështira dhe të papranueshme që në fillim edhe para një armëpushimi.”
Ai tha se Putini do t’i “tërheqë” të gjithë në “diskutime të pafundme… duke humbur ditë, javë dhe muaj në bisedime të pakuptimta, ndërsa armët e tij vazhdojnë të vrasin njerëz. Çdo kusht që Putin parashtron është vetëm një përpjekje për të bllokuar çdo diplomaci. Kështu funksionon Rusia. Dhe ne paralajmëruam për këtë.”
Donald, ti nuk je vetem POTUS por ti je Jesus, ti je Zeus, ti je shpetimtari i njerezimit, ti je shpetimtari i planetit, ti je dhurata me e cmuar qe perendia na beri ne ketu ne Amerike, gjithmone me ty per ta bere America great again
O qënje portokalli që flet si fëmi, lëri furçat, se nuk ka njeri që i ha. Nuk janë të gjithë si ti.