Mbi 600 të vdekur dhe 1500 të plagosur - Dëshmitarët rrëfejnë të tronditur pasojat e tërmetit në Afganistan: Fshatra të tërë janë kthyer në rrënoja

1 Shtator 2025, 16:03Bota TEMA
Mbi 600 të vdekur dhe 1500 të plagosur - Dëshmitarët

Afganistani u godit nga një tërmet i fortë që u mori jetën të paktën 622 personave dhe 1500 të tjerë janë plagosur.

Ndërsa kanë kaluar më shumë se 12 orë që kur tërmeti goditi provincat e Afganistanit, dëshmitarët afganë kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar. 

Provinca Kunar, e cila ka qenë më e goditura, ka një terren jashtëzakonisht malor, duke kufizuar aksesin. Ky rajon është përballur gjithashtu me përmbytje masive dhe rrëshqitje toke në ditët e fundit që bllokojnë aksesin në shumë zona.

Helikopterët kanë qenë e vetmja mënyrë për të hyrë në këto rajone dhe për të kryer operacione shpëtimi.

Dëshmitarët okularë në Spitalin Qendror të Jalalabadit thanë për BBC se ambulancat vazhdojnë të sjellin viktima.

Ata thonë se qindra të plagosur janë sjellë në spital dhe midis tyre ka një numër të madh grash dhe fëmijësh. 

Lidhja me internetin është shumë e kufizuar në zonat e prekura. Disa prej tyre deklarojnë se fshatra të tëra janë rrafshuar, e tani janë vetëm rrënoja.

Njerëzit po përpiqen shumë të evakuojnë të dashurit e tyre, sepse megjithëse talebanët dhe OJQ-të e tjera kanë dërguar ekipe shpëtimi, kjo ende nuk është e mjaftueshme.

Autoritetet lokale shëndetësore në Jalababad thonë se dy lugina të tëra në Kunar mbeten të paarritshme pasi rrëshqitjet e dheut kanë dëmtuar rrugët.

Lini një Përgjigje