Mobilizimi ushtarak në Rusi, shteti baltik angazhon rezervistët

27 Shtator 2022, 21:20Bota TEMA

Mobilizimi ushtarak në Rusi, shteti baltik angazhon rezervistët

Rreth 2 mijë e 900 rezervistë dhe vullnetarë në Estoni po marrin pjesë në një stërvitje 6-ditore, e konsideruar si një përgjigje ndaj thirrjes për mobilizim ushtarak të Rusisë.

Sipas Ministrisë estoneze të Mbrojtjes, stërvitja ka si qëllim perfeksionimin e kapaciteteve luftarake të ushtrisë dhe rezervistëve, edhe pse për momentin ndaj vendit nuk kanoset asnjë rrezik.

“Sot rezervistët janë integruar në një njësi dhe po trajnohen për përdorimin e armëve, me qëllim perfeksionimin e aftësive. Nesër trajnimi do të jetë në nivel skuadre dhe më pas në nivel toge. Synimi është që të përditësojmë të gjitha njohuritë bazike të rezervistëve tanë”, u shpreh nënkolonel Sanna Raudsik, komandant i Batalionit të Zbuluesve.

Estonia po zhvillon prej disa ditësh një stërvitje masive ushtarake ku janë angazhuar rezervistët. Lëvizja konsiderohet një përgjigje ndaj mobilizimit ushtarak në Rusi, edhe pse sipas qeverisë në Talin, vendit baltik nuk i kanoset asnjë rrezik.

Stërvitje të tilla mbahen të paktën një herë në vit në shtetin baltik, me vendim qeverie dhe pa njoftuar pjesëmarrësit.

Lini një Përgjigje