Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është në një gjendje kritike dhe po mbahet në jetë me ndihmën e makinerive të frymëmarrjes.
The Sun raporton se 56-vjeçari u plagos rëndë gjatë një sulmi ajror që gjithashtu shkaktoi vdekjen e të atit, ish-liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, si dhe të gruas dhe djalit të tij 8-vjeçar.
Burime pranë spitalit Sina University Hospital në Teheran bëjnë me dije se Khamenei është në koma, i dëmtuar rëndë në këmbë dhe me lëndime të mundshme në mëlçi dhe stomak, dhe mbijetesa e tij varet plotësisht nga aparaturat e suportit jetësor.
Megjithëse Mojtaba Khamenei është figura simbolike, Irani po drejtohet praktikisht nga Gardat Revolucionare Islamike, të cilët vazhdojnë të kryejnë sulme me dronë dhe raketa në rajon. Burime diplomatike amerikane dhe izraelite besojnë se ai është i paaftë për të marrë vendime të përditshme dhe se shteti po funksionon në mënyrë automatike sipas planit të krijuar nga lideri i ndjerë.
Në një deklaratë të lexuar nga një gazetare shtetërore, Khamenei premtoi hakmarrje për vdekjen e babait të tij dhe mbrojtjen e “martirëve” të Iranit, duke kërcënuar se “lumë do të rrjedhin me gjak”.
Ai gjithashtu deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbahet e mbyllur, duke kërcënuar indirekt rrugët e energjisë dhe tregjet ndërkombëtare.
Të na rrojnë kalamajtë! Sikur nuk shkon edhe po ma ka ëndje dhe s'po mund e duroi!
Të na rrojnë kalamajtë! Sikur nuk shkon edhe po ma ka ëndje dhe s'po mund e duroi!
Khamenie mbase eshte ne gjendje te rende por ta quash The Sun gazete prestigjioze eshte si te quash Syrin e Pekes prestigjioz. Dy kazane plehrash te mbushura me genjeshtra e propagande.
“…Prestigjozia….” Nje tabloid plehre qe ka paguar leke per pergjimet e palighshme,raciste dhe gazete e Injorant eve qe masturbohen me faqe 3(per para) Plehre…dhe prap plehre dhe e Murdoch ,qe ka Fox dhe qe mbeshtet psikopatin.