“Mos u ktheni në shtëpi pa sjellë pengjet”, protestuesit izraelitë ngrejnë tenda para paralmentit! Kushti që i vendosin Netanyahut

1 Prill 2024, 16:40Bota TEMA
“Mos u ktheni në shtëpi pa sjellë pengjet”,

Më shumë se njëqind tenda janë ngritur para parlamentit izraelit në Jeruzalem si pjesë e aksionit katër ditor ku protestues kundër qeverisë së Benjamin Netanyahut dhe operacioneve ushtarake tokësore në Rripin e Gazës. Dhjetëra mijëra persona morën pjesë sot në protestë.


Aktivistët po bëjnë thirrje për dorëheqjen e qeverisë, zgjedhjet e reja dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve të kapura nga Hamasi.

Familjet e pengjeve i kanë bërë thirrje kryeminsitrit, Netanyahu që grupi i negociatorëve izraelitë të mos kthehen në shtëpi pa një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

“Zoti kryeministër, ne familjet e pengjeve flasim në emër të të gjithë qytetarëve izraelitë dhe popullit hebre që e kuptojnë se lirimi i të burgosurve është i shenjtë.

Ju kërkojmë: udhëzoni ekipin negociator të mos kthehet pa marreveshje. Jepini pengjeve te vrare nderin e nje varrimi dinjitoz ne token izraelite. Ne jemi me ju!”,- thuhet në apelin drejtuar Netanyahut.

Lini një Përgjigje