Erë e fortë ndryshimi në Europë. Ligjvënësit gjermanë kanë votuar të martën pro lejimit të rritjes së shpenzimeve në mbrojtje dhe infrastrukturë. Siç shkruan BBC kjo është një zhvendosje sizmike që mund të riformatojë mbrojtjen europiane.
Pas debatesh të gjata dhe polemikave të ashpra, Bundestagu miratoi me dy të tretat e votave ndryshimin kushtetues që do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si financohet mbrojtja gjermane.
Ligji do të përjashtojë shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë nga rregullat strikte të Gjermanisë për borxhin. Në këtë mënyrë pritet të krijojë një fond infrastrukture prej 500 miliardë eurosh.
Kjo votë është një lëvizje historike për Gjermaninë dhe mund të ketë rëndësi të madhe për Europën teksa vijon lufta në Ukrainë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump mbetet i paqartë për angazhimin në NATO dhe mbrojtjen e Europës.
Sidoqoftë, tashmë i takon përfaqësuesve të qeverive të shteteve në Këshilli Federal që njihet si Bundesra për të miratuar lëvizjen. Aty duhet po ashtu një shumicë prej dy të tretash. Votimi do të zhvillohet të premten.
Friedrich Merz, arkitekti kryesor i këtij plani dhe që pritet të konfirmohet së shpejti si kancelari i ri gjerman i tha Bundestagut se vendi ka ndjerë një sens të rremë të sigurisë gjatë dekadës së fundit.
“Vendimi që marrim sot, është hapi i parë i madh drejt një komuniteti të ri europian për mbrojtjes”, tha ai duke shtuar se përfshin edhe vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian.
Merz e paraqiti vendimin si një hap të domosdoshëm për sigurinë kombëtare dhe evropiane, kondicionuar nga lufta e Putinit ndaj Ukrainës. “Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë, me sulme ndaj rrjeteve tona të të dhënave, me shkatërrimin e linjave të furnizimit, me zjarrvënie, me vrasje të porositura në territorin e vendit tonë, me spiunim të kazermave dhe me fushata dezinformimi që mashtrojnë shoqërinë tonë,” paralajmëroi Merz.
Gjermania ka qenë e kujdesshme rreth shpenzimeve në mbrojtje, jo vetëm për arsyet historike që datojnë nga viti 1945, por edhe për shkak të krizës botërore në 2009-ën.
Por pavarësisht frikës se votimi do të ishte i ngushtë, ligjvënësit në fund votuan pro ndryshimeve, 513 me 207, shumë më tepër seç kërkonte shumica e cilësuar prej dy të tretash.
Sipas ligjit të ri, çdo shpenzim në mbrojtje që kërkon më shumë se 1% të GDP së Gjermanisë nuk do të jetë më subjekt i një kufizimi të huave. Deri tani, frenimi për borxhin ishte fiksuar deri në 0.35% të GDP-së.
Vendimi mund të transformojë edhe forcat e armatosura të vendit. Kjo votë nuk ishte vetëm për mbrojtjen, por edhe për lirimin e 500 miliardë eurove për infrastrukturën gjermane, për të rregulluar infrastrukturën si ura dhe rrugë, por edhe për të paguar masa për ndryshimet klimatike, diçka për të cilën insistonte Partia e Gjelbër.
Merz, partia e së cilit fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani muajin e kaluar i propozoi masat pak pas fitores. Në një intervistë ai përmendi frikën se SHBA mund të tërhiqet nga mbrojtja e Europës dhe bisedimet e Trump me presidentin rus Vladimir Putin duke thënë se situata mund të përkeqësohet në javët e ardhshme.
“Kjo është arsyeja pse duhet të veprojmë shpejt”, tha Merz.
Siç shkruan BBC, Merz zgjodhi t’i shtynte masat për ndryshim përmes parlamentit të vjetër duke e ditur se ka një avantazh aritmetik pasi nga 25 Marsi nis sesioni i ri dhe ekstremi i djathtë AFD dhe ai i majtë Linke e kundërshtojnë planin e tij.
Merz nuk ka rënë ende dakord për një koalicion për të qeverisur Gjermaninë dhe ka shpallur ambicien për ta pasur qeverinë gati për Pashkë. Megjithatë negociatat për koalicion në Gjermani mund të zgjasin edhe me muaj.
Ore te pjerdhur po cfare do me thene NDRYSHIMI SIZMIK?
Tani do behet Europa, pa motorr Gjerman nuk levizin rrotat e shumta. Gjermania e forte te tjeret nga pas, Europa mund te perballet dhe me Ameriken. Me ne fund te fortit vendosen te bejne muskuj. Urime.
Ndryshimi në mbrojtjen e Evropës dhe daljen e BE në skenë si fuqí ushtarake botërore ekuivalente me Rusinë, USA-n dhe Kinën do të jetë i shkallës sizmike kur të plotësohen dy kushte: E para dhe kryesorja, Franca dhe Anglia të japin viston dhe të ndihmojnë që Gjermania (dhe Polonia) të kthehen me shpejtësi ne fuqí bërthamore moderne, i pëlqen apo nuk i pëlqen mikut dhe aleatit të Putinit. Dhe e dyta, Anglia t'i bashkohet përsëri BE-së dhe t'i bashkojë arsenalet e saj bërthamore dhe convencionale, ushtrisë evropiane. Vetëm kështu, Evropa do të mund t'i japë fund epërsisë dhe shatazhit bërthamor rus që i rri nga Lindja si Shpata e Demokleut mbi kokë. Vetëm kështu, Shtetet Balltike dhe Skandinave do ndjehen të mbrojtura nga fuqia bërthamore ruse dhe do heqin dorë nga mëdyshja për t'ju përkulur Ariut Rus dhe rikthimit te asnjëanësisë tradicionale ndaj Rusisë dhe Nato-s. Trump-i e shëmbi Nato-n, gjithësesi. A veproi ai kështu si puppet i Rusië nën strehën e kapeles së Mataharrit të tij, brënda hemisferës Euro-Atlantike apo sepse Amerikës po i merren këmbët dhe, e mbytur në borxhe të brëndëshme, nuk mund të vazhdojë më tej garën epokale me Kinën në Paqêsor për epërsitë në shkencë, në teknologji, në hipersonikë, ne hapsirë dhe në kapacitete investimesh, mbetet për tu parë dhe për tu provuar nga historia. Por Evropa e sotme e shekullit të 21-të , e viteve 2020 , po i ngjan motamó, gjithënjë e më shumë, Evropës se shekullit të 20-të, te viteve 1915 , ku revanshin e Hitlerit ndaj Evropës franko-angleze, e ka marrë neonazisti Putin dhe revanshin Japonez ne Paqësor e ka marrë Kina gjigande e Presidentit të dylltë Shì. Koqja e Kandarit që do vendosë balancën botërore ndodhet përsëri, në Shtepinë e Bardhë dhe, për ironí të historisë, duket sikur po rrëshqet jashtë kontrollit. Ajmé! Globi po përgatitet të vendosë maskën e hirit bërthamor!
O debil ca shikon sot Amerika i ka bere ne vitet 60. Ca kine thini o debila Amerika te ve ne maje te karit e bota se ka idene cfare mund te kete ju debilat beni muhabete me kineze
Kina nonën dhe e ke pak!
Europa historikisht ka qenë stan me lepuj Kanë luftuar kundër njëri tjetrit Armatimi i Europës ështe premisë e ardhëshme për luftë në Europë Kundër Amerikës dhe Rusisë nuk munden dot se i bëjnë pluhur... Atëhere kundër kujt do përdorin armët europianët!? Anglia përjetësisht e ka luftuar dominimin gjerman në Evropë,tani dashka edhe t'a armatosë Gjermaninë!?????? Më duket se te udhëheqja europiane ka filluar efekti i vaksinës antiCovid që bënë me detyrim...
More hajvane qe shikoni endrra me sy hapur.!!! Me mekanizmat financiare gjeopolitike qe egzistojne sot, po te doje Amerika, e falimenton Evropen (me breket zvarre), brenda nje dite...!!! Te gjitha te tjerat, jane pordhe, pordhe, pordhe... E dyta, t'i besosh Gjermanise mbrojtjen e Evropes, eshte si t'i varesh ujkut melcite ne qafe...! Por sic duket, Merua dhe lapangjozet e tij, nuk mund te harrojne afendikojt si Musolini, Hitleri etj...(Kujtoni historine e afert te shqipo-kosovaro-turkoanadollake...) ...) Gjaku, uje nuk behet...
ti kujton se sueropa është jotëmë,që bredh me brekët zvarrë??jo mor bir putini e putane në të njëjtën kohë,europa të shkërdhe ty e kë të ka bërë ty!