VIDEO/ Një ortek akulli, balte e gurësh zhduk një fshat zviceran

29 Maj 2025, 10:51Bota TEMA
VIDEO/ Një ortek akulli, balte e gurësh zhduk një fshat zviceran

Fuqia e natyrës është e pamatshme. 

Kjo u pa dje pasdite kur fshati Blatten në alpet zvicerane u zhduk si pasojë e rrëshqitjes së një akullnaje. 

Banorët e fshatit ishin evakuuar më herët gjatë këtij muaji për shkak të rrezikut që kanosej. 

Një zyrtar i çështjeve të sigurisë për kantonin e Wallisit deklaroi për një medium lokal: 

“Çfarë mund t’ju them në këtë çast është se rreth 90 për qind e fshatit është i mbuluar ose i shkatërruar, prandaj kemi të bëjmë me një katastrofë të madhe këtu në Blatten”. 

Dramën e fshatit Blatten e ilustron kjo fotografi.(E.Robelli)

Lini një Përgjigje