Rusia njoftoi se i ka propozuar Ukrainës bisedime të reja paqeje në Stamboll. Përfaqësuesit e Ukrainës kërkojnë që Rusia të paraqesë paraprakisht kushtet për paqen.
Rusia i ka propozuar Ukrainës që raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe të zhvillohet në Stamboll në datën 2 qershor. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm rus Sergeji Lavrov. Sipas deklaratës së tij delegacioni rus është gati të vazhdojë bisedimet me një raund të dytë të hënën në Stamboll. Pala ruse synon të paraqesë gjatë takimmit "memorandumin" e saj për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Ukraina dëshiron të shohë kushtet e Rusisë për paqe
Ukraina ka rënë dakord të takohet përsëri me negociatorët e Moskës, por dëshiron t'i shohë paraprakisht kushtet e Rusisë për paqe.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, që është edhe negociatori i Ukrainës në bisedimet me Rusinv, e njoftoi këtë përmes shërbimit online X. "Pala ruse ka të paktën katër ditë të tjera për të na paraqitur dokumentin e saj për shqyrtim përpara se të udhëtojë për në Stamboll", deklaroi Umerov.
Kancelari gjerman Merz mbështet përpjekjet diplomatike
Pas një takimi me Presidentin ukrainas Zelenski në Berlin kancelari Friedrich Merz tha në konferencën e përbashkët për shtyp: "Askush nuk e dëshiron paqen më shumë se vetë Ukraina" duke shtuar se Ukraina është gati për bisedime teknike pavarësisht vendit se ku do të zhvillohen ato dhe se evropianët e mbështesin këtë. Sipas Merz-it Rusia vazhdon të luajë me kohën, sepse ende nuk e ka paraqitur memorandumin e saj, sikurse deklaroi një javë më parë.
Titull fantastic, po per cfare po I lutet? apo u frikesua se Gjermani do I jape Raketa ? Mos na shkerdheni touring dhe ju me keta tituj, me keq Se cpo Ben Rama,Sala,Iliri dhe shpurat e tyre ,behuni pak me serize
O Rustem bisedo dhe bani marveshje, kurvat done me fitua dicka, ma mire vendosni ju e jo ata qe u futen ne kaos
U pika,pika po ben politike edhe Shega moj halle ha ha ha
Ç’ikeni këta artikuj bombastik: “Rusia tani i “lutet” për bisedime të reja ukrainës”! Po pse do luten kur janë në avantazh!? Apo nga frika e nazistit Mert të gjermanis…!?