Britanikja “The Guardian” i dha fund kontratës 40-vjeçare me karikaturistin Steve Bell, për një skicë në të cilën ai portretizoi kryeministrin izraelit.
“Ka një vendim për të mos rinovuar kontratën e Steve Bell”, tha për "The Telegraph" një zëdhënës i "The Guardian".
Karikatura e Bell e paraqet kryeministrin Benjamin Netanyahu duke u përgatitur për t’i bërë vetes një operacion. Ai mban në duar doreza boksi dhe një bisturi, i gatshëm për të bërë një prerje në formën e Gazës. Gazeta pretendon se karikatura ka nota antisemitizmi. Duket se fillimisht ajo u perceptua si një aludim për Shylock, antagonistin hebre në dramën e Shekspirit "Tregtari i Venedikut", i cili kërkonte një kile mish nga rivali i tij i krishterë, që nuk i kishte shlyer borxhin.
Bell pretendon se nuk ka qenë ky qëllimi. Karkiatura përfshinte mbishkrimin "Pas David Levine", duke iu referuar karikaturistit të ndjerë të "The New York Review of Books". Vepra e Levines e vitit 1966, "Johnson's Scar" parodizon një foto të kohës, në të cilën presidenti i atëhershëm i SHBA-së Lyndon Johnson tregonte shenjën e mbetur nga operacioni për heqjen e tëmthit. Autori i ka dhënë plagës formën e Vietnamit, duke nënkuptuar pushtimin amerikan.
Kjo pra eshte demokracia qe duan te na mesojne, BEJ SI THEM UN DHE JO SI BEJ UN Karikaturat me permbajtje fetare jane normale dhe duhet te pranohen KURSE ME ATE TRAPIN NETANYAH NUK DUHET TE BEHEN SE NA MERZITET KY TRAPI ..........