Paralajmëron gjenerali amerikan: Mund të hyjmë në luftë me Kinën, bëhuni gati

29 Janar 2023, 11:22Bota TEMA

Paralajmëron gjenerali amerikan: Mund të hyjmë në luftë

Shefi i Komandës së Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA, gjenerali Mike Minihan u shpreh se kishte një ndjenjë të thellë se një luftë SHBA-Kinë do të ndodhte në vitin 2025. Sipas mediave të huaja, gjenerali Minihan tha se shpresonte se të jetë i gabuar në ndjesinë që ka.

Sipas tij, zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe Tajvan do t'i ofronin Kinës një shans për të ndërmarrë veprime kundër Tajvanit. Gjenerali Minihan u ka kërkuar oficerëve nën komandën e tij që të përgatiten për luftë.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka shprehur shpesh shqetësim për zgjerimin ushtarak të Kinës dhe atë që SHBA e percepton si një qasje më bindëse kineze ndaj Tajvanit.

Kina u identifikua si konkurrenti i vetëm i SHBA-së me vullnetin për të rritur gjithnjë e më shumë, fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për të ribërë rendin botëror, sipas politikës së sigurisë kombëtare që administrata publikoi në tetor.

“Ndjesia ime më thotë se do të luftojmë në 2025. Presidenti kinez, Xi Jinping siguroi mandatin e tij të tretë dhe caktoi këshillin e tij të luftës në tetor 2022. Zgjedhjet presidenciale të Tajvanit janë në 2024 dhe do t'i ofrojnë Xi një arsye.

Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara janë në vitin 2024 dhe do t'i ofrojnë Xi-t një Amerikë të hutuar. Ekipi, arsyeja dhe mundësia e Xi-t janë të gjitha në linjë për vitin 2025”, citon të ketë thënë gjenerali Minihan për Washington Post.


Mijëra ushtarë nën komandën e Minihanit nxiten nga memorandumi i tij që të përgatiten për luftë në një sërë mënyrash të tjera. Ai u thotë të gjithëve që raportojnë tek ai që të jenë më aktivë në trajnimin e tyre dhe të shqyrtojnë shqetësimet e tyre personale.

 

2 Komente

  1. N
    Noshta eshte koha te testohet Teknika e Kines

    Kush do te jet Perandoria e Botes duhet te testohet ,nese e meriton ate vertete . Le te filloj Lufta finale per mbi dhe ! Uah hah hiu hi he he he . Pak humor politike ,ne kte Hale ,s'do i bente askujt keq .

    1. B
      Bardha

      Cfare botoni se cfare thote ky gjenral i pjerdhur qe pi uisku dikun ndonje shpelle,lufta ashte e veshtir,luften e perfunduan ne vietnam,siri,irak,libi dhe se fundi ne afganistan,Amerika ashte kampion i demokracise,po lufta fillon po fundi nuk dihet

      Lini një Përgjigje