Pas Tiranës, edhe Ukraina largon ambasadën e Iranit: I dha dronë Rusisë

24 Shtator 2022, 09:36Bota TEMA

Pas Tiranës, edhe Ukraina largon ambasadën e Iranit: I dha dronë

Ukraina tërhoqi akreditimin diplomatik nga ambasadori iranian për përdorimin e dronëve iranianë nga ushtria ruse. Sipas autoriteteve ukrainase, ushtria ruse përdori dronët iranianë për të sulmuar rajonin Dnipropetrovsk dhe Odessa të premten. Gjashtë prej këtyre dronëve u rrëzuan nga trupat anti-ajrore ukrainase, sipas të njëjtave burime. Pasi mësoi për përdorimin e dronëve iranianë nga rusët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, udhëzoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të jepte "një përgjigje të ashpër".

Raketë mbi Zaporizhzhia: një i vdekur dhe 7 të plagosur
Numri i të vdekurve nga një sulm i nisur gjatë natës nga Rusia kundër qytetit të Zaporizhzhia, pranë të cilit ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, është një i vdekur dhe shtatë të plagosur. Kjo u raportua nga guvernatori i rajonit të Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh, i cituar nga Kyiv Independent. Sipas guvernatorit, një raketë ruse goditi një zonë banimi, duke shkaktuar një zjarr në ndërtesë.

Lini një Përgjigje