Politologu amerikan: Neni 5 i NATO nuk ekziston më as si garanci verbale. Nuk ka një rrezik rus për Gjermaninë

15 Mars 2025, 21:30Bota TEMA
Politologu amerikan: Neni 5 i NATO nuk ekziston më as si garanci verbale.

Në një intervistë të para disa ditëve për revistën gjermane “Spiegel”, politologu amerikan Johna Mearsheimer ka folur për problemet e mëdha që janë krijuar së fundmi në marrëdhëniet transatlanitke duke vënë gishtin mbi plagë.

I pyetur mbi zbatimin e nenit 5 të NATO-s që hamendësohet se vepron në mbrojtje reciproke të të gjithë anëtarëve të aleancës, Mearsheimer, bën me dije se neni në fjalë nuk parashikon një gjë të tillë. Atë thjesht e përdori SHBA në atë mënyrë për të krijuar garanci.

"Neni 5 nuk ka parashikuar kurrë në mënyrë aksiomatike se SHBA do të përdorë forcën ushtarake për të ndihmuar një vend anëtar të NATO-s. Por thuajse çdokush e beson një gjë të tillë. Kjo ishte thelbësore të thuhej gjatë Luftës së Ftohtë. Gjermania Perëndimore ishte një shtet në pararojë dhe nuk kishte armë bëthamore. Gjermanët ishin shumë të shqetësuar se amerikanët nuk do të përdornin bërthamore për t’i mbrojtur nëse do të ishin në momente të vështira.

Kështu që SHBA theksoi nenin 5 në një mënyrë që të dukej se do të përdorte automatikisht armët bërthamore në një rast të tillë. Në fakt, si ish-Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger, edhe ish-Sekretari i Mbrojtjes, Robert McNamara thanë pasi lanë zyrën se nuk do të përdornin armët bërthamore për të mbrojtur Gjermaninë. Por ata nuk e thanë një gjë të tillë kur ishin në detyrë".

I pyetur nëse me këtë logjikë, SHBA do të vinte në ndihmë të Estonisë dhe Finlandës nëse sulmohen, Mearsheimer thotë se kjo është diçka shumë e fortë, por që njësoj si gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA do të vite në ndihmë. Me dallimin se:

"Ky angazhim po gërryhet shumë shpejt. Pesë vjet nga sot, nuk jam i sigurtë nëse do të ketë ndonjë garanci reale nga neni 5".

Për arsyet e kësaj krisjeje gati fatale dhe historike, politologu në fjalë vë gishtin tek ajo që e quan “përçmim” që Donald Trump dhe zëvendësi i tij JD Vance kanë për europianët. Sipas tij nëse në mandatin e parë Trump ktheu politikën amerikane në raport me Kinën, nuk ishte në gjendje të bënte diçka në raportet e SHBA me Rusinë. Dhe do ta bëjë kësaj radhe një gjë të tillë.

Mearsheimer vendos edhe një bast publik kur deklaron se largimi i një paqeruajtësi si SHBA do të vendosë Europën në krizën e zakonshme të saj të shteteve kombe me forcat centrifugale që do të shfaqen përherë e më të forta. Ai shton se teza se Gjermania duhet të kërkojë dhe tentojë një status bërthamor lidhet me mënyrën sesi Gjermania percepton Rusinë. Sipas tij nëse shihen faktet nuk ka asnjë rrezik rus për Gjermaninë, kështu që nuk ka një arsye pse kjo e fundit të armatohet. Të paktën në planin afatmesëm.

7 Komente

  1. M
    Mbajeni barutin të thatë

    "Na mbron NATO" thonin injorantët dhe naivët.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni

      Politologu Johna duhet te thoshte se nuk eshte me Rusia rrezik per Europen e Gjermanine, por jane ato rrrezikk per Rusine. Ata nepermjet zhvejkut kar-agjozit Zelenski provokuan nje lufte ku kerkonin anetaresimin e Ukraines ne NATO per t'i ngushtar lakun ne fyt Rusise e per t'a pasur Mosken 25 minuta larg, por deshtuan plotesisht dhe moren ne qafe nje komb ku i jane vrare 1 milion ushtare 10milion refugjate etj etj.... duke i mare Rusia 120 mije km2 te siperfaqes e barabarte me 20%.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        a u lirove??me carin në sumë vetëm kështu mund të lirohesh!shkruan fjalë muti!!

        Përgjigjjuni
      2. d
        dinjiteti

        Ju zoteri jetoni shum larg Dhe nuk i njihni sllavet RUS,,, Mos jepni garanci per nje rrace qe pushton dhe kolonizon tokat e te tjereve...veten slaveve RUS nuk duhet ti besoni,,, Rrini aty ku jeni e mos na jepni moral se europiant e di me mire se ti se kush jane sllavet e rusise

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          në një kohë që europa ju kërkon falje kolonive që ka pasur!?rusia jo vetëm që është shtet kolonial,por dhe na e tregon periudhën tonë koloniale si një gjynah që kemi bërë ne,europianët!!shikoni deri ku shkon propaganda ruse!!vet ka dh ekërkon të zgjerojë kolonitë,ne na quan gjaksor sepse kemi pasur njëherë e një kohë koloni!!rracë më të qelbur nuk ka!!

          Përgjigjjuni
        2. I
          Igor

          Neqoftese eshte ne rezik nga Rusia jane Boshnjaket dhe Shqipetaret si ne Shqiperi po ashtu ne Kosove ,po u ndal lufta ne Ukraine radha i vjen Kosoves jo vetem nga Rusia por edhe nga SHBA,ja edhe pse ju besoni fjalet Turke ata jane pazarxhi nuk jan mbrojtes ata kan mjafte pune me Kurdet ,Shqipetaret i duhen per te ndertuar Xhamia per analfabetet qe populli mos te avansoj kure qe na lane 500vjet mbrapa zhvillimit ,mos pritni ndihme nga askush nga Evropa pse keto fshehtas punojne per zhdukjen e Shqipetareve te gjith jane demagoge.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            "Sipas tij nëse shihen faktet nuk ka asnjë rrezik rus për Gjermaninë, kështu që nuk ka një arsye pse kjo e fundit të armatohet. Të paktën në planin afatmesëm.",i fortë ky lali!!para 11, vjetësh duke dëgjuar lad putën,ky do thoshte të njëjtën gjë dhe për ukrianën??të njëjtën gjë mund të thotë sot,si për balltikët dhe për stanet!!më pas për gjermaninë,francën dhe ndoshta për portogalinë e britaninë e madhe??gjeniu i botës,mos vallë të gjithë duhet të presin që ti pushtojë rusi për tu kujtuar për"Të paktën në planin afatmesëm."??nuk e di se si mund të mendojë një "politolog" në këtë mënyrë!!deri më sot,nga krijimi i nato-s,deri diku kemi përdorur "wishful thinking"!pra na pëlqen të besojmë se "gomari fluturon"(besojmë në gjëra të tjera që janë më të pabesueshme),pra tek neni 5!!që në të vërtetë është si thotë ky!ashtu si besuan dhe ukrinasit kur i dhanë rusisë gjithë arsenalin bërthamor,me gjithë traspoortuesit e tyre!raketa e aeroplanë strategjikë!ata nuk pritën që memorandumi i bdapestit të ratifikohej nga senati e kongresi amerikan!kështu që u la në haresë dhe ata mbetën bythëjashtë!!neni 5 i NATOs nuk është ashtu si duam ne,prandaj europa nuk duhet të presë,edhe pasi u zhduk besimi në atë që dëshëronim të ishte neni 5!!ka a nuk ka asnjë rrezik të largët,për gjermaninë a portogalinë!?europa duhet ti dalë zot vetes,dhe jo të presë me "wishful thinking",akoma!!nëse europa vepron si polonia,vëndet balltike!?brënda përiudhës që përmënd ky "politolog","në planin afatmesëm."do të jetë fuqia e parë në botë!ashtu si ka qënë gjithnjë!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje