Donald Trump po shqyrton mundësinë që qytetarëve nga 43 vende t`i kufizohet hyrja ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe të shtrëngohen vizat për Rusinë.
Memoja dramatike, siç shkruan New York Times, parashikon po kështu sanksione të ashpra për disa shtetas bjellorus. Lista përfshin 43 vende të ndara në tre grupe të veçanta, për të cilat do të ketë ose pezullim të plotë të vizave, ose ndalim të pjesshëm.
Grupi i parë prej 11 vendesh duke përfshirë Afganistanin, Iranin, Sirinë, Kubën dhe Korenë e Veriut, për të cilat propozohen masa drastike me ndërprerje totale të vizave.
Në grupin e dytë, 10 vende do të përballeshin me pezullime të pjesshme që do të ndikonin në vizat turistike dhe studentore si dhe vizat e tjera të emigrimit, me disa përjashtime.
Eritrea, Haiti, Laosi, Mianmari dhe Sudani i Jugut Dhe në një grup të tretë, gjithsej 22 vende do të konsideroheshin për një pezullim të pjesshëm të lëshimit të vizave të SHBA nëse qeveritë e tyre “nuk bëjnë përpjekje për të zgjidhur mangësitë brenda 60 ditëve”, nënvizohet në memorandum.
Në grupin e tretë hyn mes të tjerash Bjellorusia, Pakistanini dhe Turkmenistani. Asnjë vend ballkanik nuk është pjesë e listës.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, paralajmëroi se mund të ketë ndryshime në listë dhe se ajo duhej të miratohej nga administrata, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Donald Trump kishte vendosur një ndalim udhëtimi për shtatë vende islamike, dhe ajo lëvizje e tij që mbështetur asokohe nga Gjykata e Lartë.
Më 20 janar, Trump nënshkroi gjithashtu një urdhër ekzekutiv që bën thirrje për verifikim më të rreptë të sigurisë për shtetasit e huaj që kërkojnë të hyjnë në SHBA, me qëllim identifikimin e kërcënimeve të mundshme të sigurisë kombëtare.
Sipas CNN; “Shumë zyrtare aktualë dhe ish-zyrtarë të IRS,të cilët folën në kushte anonimati.përshkruajnë një atmosferë frikësimi..” E pra DOGE me në krye Elon Musk,po i bën ‘puç’ institucioneve amerikane në dritën e diellit dhe askush nuk po e ndalon atë,paçka se gjykata supreme deri tani ka rrëzuar shumë urdhëresa të Trump. Ta gëzojmë diktaturën të pashpallur më të re re në botë.!
Do te reduktohen edhe vizat per Kosoven dhe Shqiperine si vende myslimane.....ky Dekret eshte ne perpunim e siper...mendohrt edhe Bosnja por per momentin eshte lene e lire per shkak te paqartesise politike ne vend.....
Hahahaha asnje vend ballkanik thote ki nuk eshte ne black list!!!? Siguro eshte se muslimon brothers m'Albaniston, bektosh state apo tourkotsamides do te kriesoi black listen ne Ballkon.... gezuar ramazonin !
Ma hongsh mutin, ti magjupi böthzi.
shume bukur, je purgatori i kombit tone, do te hysh ne histroine e Amerikes si Jesusi,sie Zeusi, si purgatori i pare qe po mbron kombin amerikan, marrsh nga ditet tona o Zeus.