Presidenti i Senatit italian që mban bustin e Duce-s në shtëpi sulmon partizanët: Furtunë politike në Romë

1 Prill 2023, 15:00Bota TEMA

Presidenti i Senatit italian që mban bustin e Duce-s në shtëpi

Presidenti i senatit, Ignacio La Russa, i cili emrin në gjendje civile e ka Inacio- Benito, e babanë e ka pasur hierark të lartë të partisë postfashiste italiane Movimento Sociale, njihet si një nostalgjik i Duce-s. Aq sa mban në shtëpi disa buste të diktatorit fashist.

Por me zgjedhjen e tij si president i Senatit, pra posti numër dy i shtetit italian, opozita dhe opinioni piblik i kanë kërkuar që të sillet jo si një fans i etshëm i adashit Benito, por si një shtetar i ekuilibruar.

Presidenti i Senatit italian që mban bustin e Duce-s në shtëpi

Por sërish La Russa, u gjend sërish në syrin e ciklonit. Gjatë një interviste, La Russa iu referua një prej momenteve më dramatike në historinë italiane: një sulm të rebelëve partizanë, ndaj një grupi policësh nga Tiroli i Jugut, që vepronin në Romë, në pranverën e vitit 1944, nën urdhrat e nazistëve. Nga sulmi, 33 burra humbën jetën dhe 55 u plagosën. Të nesërmen, si hakmarrje, nazistët ekzekutuan 335 luftëtarë italianë të rezistencës, hebrenj, disidentë dhe kriminelë të zakonshëm në Shpellat Ardeatike, pak jashtë qytetit të përjetshëm.

“Ky sulm nga rebelët është larg nga një faqe shembullore e rezistencës. Ata vranë një grup muzikor nazistësh gjysmë pensionistë, jo-SS, ndërsa e dinin se do t’i ekspozonin qytetarët e Romës ndaj rrezikut të hakmarrjes”, tha La Russa.

“Më bën përshtypje sesi, çdo ditë, La Russa arrin të dëshmojë se nuk ka statutin e nevojshëm për të qenë president i senatit,” tha Carlo Calenda, kreu i partisë centriste Azione (Veprim).

Pesë Yjet i konsiderojnë deklaratat “rezultat të revizionizmit” por edhe “një përpjekje që synon të largojë qytetarët nga problemet reale të vendit”.

“Këto deklarata synojnë shfajësimin historik të fashizmit dhe shpifjen e rezistencës kundër diktaturës fashiste. Këto janë fjalë që nuk nxjerrin dinjitetin që i takon një posti të lartë institucional, siç është ai i kreut të senatit”, theksoi në fund Gianfranco Pagliarulo, president i Shoqatës Italiane të Guerilëve Rebelë Italianë.

Lini një Përgjigje