Rusia shpall Perëndimin si "kërcënim ekzistencial"

1 Prill 2023, 09:18Bota TEMA

Rusia shpall Perëndimin si "kërcënim ekzistencial"

Rusia miratoi strategjinë e re të politikës së jashtme, në të cilën e shpall Perëndimin si "kërcënim ekzistencial".

Rusia miratoi një strategji të re për politikën e jashtme, në të cilën Perëndimi shpallet si "kërcënim ekzistencial". Strategjia e re u bë e nevojshme prej "përmbysjeve aktuale në arenën ndërkombëtare", deklaroi presidenti Vladimir Putin. Ministri i tij i Jashtëm, Sergej Lavrov, tha se ky është reagimi i Moskës ndaj "natyrës ekzistenciale të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë nga veprimet e shteteve jomiqësore".

20 shtete si "jomiqësore"

Në fokus të strategjisë së re të politikës së jashtme ruse të shpallur nga Putin është "eliminimi i dominimit" të Perëndimit në politikën botërore. "Federata Ruse synon t'i japë përparësi eliminimit (...) të dominimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera jomiqësore në politikën botërore," thuhet në dokumentin prej 42 faqesh.

Moska ka klasifikuar rreth 20 shtete si "jomiqësore". Ndër to janë SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Polonia,  të cilat kanë vendosur sanksione të forta ndaj Moskës për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës.

Kina dhe India aleatë të rëndësishëm

Nga ana tjetër Kina dhe India shpallen aleatë të rëndësishëm të Rusisë në skenën botërore. Dhe në strategji theksohet rëndësia e "marrëdhënieve dhe koordinimit më të thellë me qendrat sovrane dhe miqësore të pushtetit dhe të zhvillimit global dhe në kontinentin Euroaziatik". Doktrina parashikon gjithashtu zgjerimin e marrëdhënieve me Afrikën dhe Amerikën Latine.

Në të njëjtën kohë edhe aleati i Putinit, sundimtari bjellorus Alexander Lukashenko, deklaroi gatishmërinë e tij për stacionimin e armëve bërthamore strategjikeruse në Bjellorusi.

3 Komente

  1. k
    k

    Më duket si enveri që e shpartalloi imperializmin në byrone politike dhe ata robqirët e duartrokisnin, dhe dilte i lumtur për fitoren.

    1. S
      Sqepari

      Shpall boten e qyteteruar armike...ysh gomar, ysh!

      1. Z
        Zhvejku

        Per cilen bote po flet!? Per kete Bote e degjeneruar deri ne qelizat e shoqeris njerzore, shkatrimtarja e familjes tradicionale, bota e martesave brenda te njejtes gjini, bota e prindit 1 e i prindit 2, bota bytheve te Karadashit, bota e martesavet me kafshet shtepiake, kete quan bote te civilizuar ti me pseudonimin sqepar!!?? Dikur perendimi ka qen promotorja e civilizimit, tani dominon ideologjia e satanatit, popujt po zgjohen, e arthmja i perket njerzimit e jo djallit.

      Lini një Përgjigje