Tanket perëndimore mbërrijnë në Ukrainë: A do ta kthejnë ato luftën në favor të Kievit?

31 Mars 2023, 16:50Bota TEMA

Tanket perëndimore mbërrijnë në Ukrainë: A do ta

Tanket e para nga vendet perëndimore mbërritën në Ukrainë këtë javë – me dhjetëra të tjerë që priten në muajt e ardhshëm. A do të jenë ato të mjaftueshme për të ndihmuar Kievin të largojë forcat pushtuese ruse? Korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Henry Ridgwell, njofton.

Tanket britanike "Challenger 2" janë në Ukrainë - gati për t'u nisur në betejë.

“Faleminderit shumë nga Ukraina Mbretërisë së Bashkuar", tha ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Katërmbëdhjetë tanke Challenger po dërgohen në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes i Britanisë tha të mërkurën se nuk mund të spekulonte për ndonjë ofensivë të ardhshme të Ukrainës.

“Por mendoj se nuk është sekret që Ukraina është e prirur të fillojë procesin e zmbrapsjes së forcave ruse. Natyrisht, forcat ruse nuk po bëjnë pothuajse asnjë përparim”, tha ministri Ben Wallace.


Gjermania konfirmoi gjithashtu se kishte dorëzuar tetëmbëdhjetë tanke të avancuara luftarake Leopard 2 në Ukrainë, me Kanadanë dhe Norvegjinë që gjithashtu dërguan disa nga Leopardët e tyre. Komandantët europianë thonë se kjo mund të ndryshojë ekuilibrin në favor të forcave ukrainase.

“Ata po përballen me këtë lloj cunami ushtarësh, kështu që po mbajnë vijën e parë të frontit. Kur të jenë në gjendje të përfshijnë tanke më të mira si Leopardi, ukrainasit do të jenë në gjendje të depërtojnë dhe të hidhen në kundërsulm”, thotë zëvendësadmirali Herve Blejean, komandant i misionit të BE-së për trajnimin.
Ekspertët ushtarakë vlerësojnë se Ukraina tani ka disa dhjetëra tanke perëndimore. A është kjo ndihmë e mjaftueshme për të thyer mbrojtjen ruse?

“Për momentin ndoshta kjo ndihmë nuk është e mjaftueshme, mendoj unë, por është ende mjaft domethënëse. Një ose dy batalione mund të formojnë një front të mirë”, thotë Patrick Bury, analist për sigurinë në universitetin e Bath-it.


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha këtë javë se forcat e tij kanë nevojë për më shumë armë perëndimore, përpara se të nisin ndonjë kundërofensivë.

“Pyetja është, a mundet Ukraina të mbrojë, përdorë dhe përqendrojë armët perëndimore me një efektshmëri të tillë sa të mund të thyejnë vijën e parë ruse të përgatitur më mirë? Nuk janë vetëm tanket, por edhe mjetet e blinduara luftarake të këmbësorisë, nga të cilat Ukraina ka marrë shumë prej tyre, me sa kuptoj unë.

Ato shoqërojnë tanket. Bëhet fjalë gjithashtu për pjesët e artilerisë - fishekët që u nevojiten për armët e tyre dhe mjetet e reja të artilerisë që gjithashtu po vijnë. Pra, është mënyra se si e bashkojnë të gjitha këto për të arritur përparim”, thotë Patrick Bury.


Kushtet në terren po ndryshojnë. Ardhja e pranverës do t'i kthejë fushat e ngrira në moçale.

“Kjo thjesht i bën lëvizjet dhe manovrat më të vështira.”
Vendet perëndimore kanë premtuar dhjetëra tanke dhe armë të tjera të rënda. Sllovakia dhe Polonia po i dërgojnë Ukrainës avionët e tyre luftarakë Mig-29.

Ndërkohë Rusia thotë se po rrit prodhimin e municioneve. Inteligjenca britanike njoftoi të enjten se Moska është e gatshme të nisë një tjetër përpjekje rekrutimi - me synimin për të pasur një shtesë prej 400 mijë trupash./ VOA

9 Komente

  1. G
    Genti

    Kam frikë se këto furnizime ushtarake Ukrainës jo vetëm që nuk do çojnë në fitim e luftës, përkundrazi rrezikojnë ta përshkallëzojnë atë rëndë deri edhe në rdorimimin e armëve bërthamore taktike. Rusisë nuk po i lihet asnjë shteg përveçse të përdorë gjithë arsenalin e saj për të mos humbur ndaj perëndimit. Kjo nuk ka qenë asnjëherë një konflikt Rusi-Ukrainë por RUSI-Perëndim pasi Perëndimi e shtyu Ukrainën drejt konfliktit me ç'do kusht që me grushtshtetin e 2010-ës në Maidan.

    1. P
      Petrit

      Qysh po mendon "Rusisë nuk po i lihet asnjë shteg"? Rusia ka 1 shteg: të tërhiqet nga Ukraina sepse është agresor! Askush nuk e ka sulmu Rusinë.

      1. g
        ganiu

        Jo mor budalla, jo. Rusia ka shteg të hapur sa të duash. Ka 1/6 e botës, duhet të shkojë atje nga u nis. Or njerëz tru pjerdhur si mund të thoni "rudidë nuk i lihet shteg tjetër përveç përdorimit të armëve atomike"? Ti rrugëdalje nuk sheh tërheqje të saj, por shkatërrim të botës mbarë me një vetëvrasje ruse? Mor po sa budallenj duhet të jeni që të formuloi idiotësi të tilla? Nuk e përfytyroni dot as vetë. Mor idiot a e di përgjigjen që do pasojë një përdorim atomik? Apo thjeshtë "duke folur unë gomarllëqe, do tremb ndonjë budalla si vetja". O gomar ata që kanë përgjigjen në dorë nuk mashtrohen nga idiotësi të tilla. Shtypi butonin dhe të çojnë në të satëme putinin dhe ty o zagar i tij. E unë jam me ta, se dua lirinë. Boll humba 30 vjet në diktaturën tonë të ndritur 45 vjeçare.

        1. V
          V.F. L.P.

          Dashke te jetosh ti peder se paske vuajtur 30 vjet ne kohen e xhaxhit! Dhe neve na plasi rroçka se ke vuajtur ti me censumqirin, se ju hante bytha, dhe hanit mut, mire jua beri. Ju jeni mesuar me te ngren diare, prandaj vazhdoni te hani, hani, hani se ju bene mire! Yyyt race debilash, burgaxhinj, derr pe derri, ne vend te argumentit, vetem dini te shani.

          1. a
            anti25642654censurë

            jo mor jo,ty nuk të plas"Dhe neve na plasi rroçka se ke vuajtur ti me censumqirin",rroçka,ty të kanë plasur bythën!!dhe tashti që ja ke ndjerë lezetin,kërkon të ta çajë një diktaturë tjetër!!he ju qifsha robt rracë budallai!!ke lindur në kafaz dhe nuk e di se çështë liria o bqir muti!!ty po të të nxjerrin nga kafazi ti vdes,prandaj nuk do të dalësh prej robërisë!!ti mjafton të kesh barkun plot,pa qiji tëmën se të shqyejnë sumën!!

        2. I
          Igor

          Qe ne fillim te luftes Rusia e filloj gabimisht tue menduar se Ukraina nuk dote ndihmohet dhe nuk bombarduan pikat kryesore te transportimit ne kufijt hekurudhat,autostradat ,aeroportet por bombardojne banesa civile ,me nji ushtri te demoralizuar nuk e fiton luften ,tani e kane humbasur edhe nivelin e Rusise si nji ushtri e dyta ne bote dhe tani esht i detyrueshem qe ti perdore armet berthamore qeter opsion nuk ka neve dote na zhdukin por edhe veten ,ose dote vdesim nga armet berthamore ose dote vdesim nga cmimet e larta qe nuk perballohen.

          1. A
            Asd

            Te rekomandoj te lexosh pergjigjen e komentuesit "Ganiu"

            1. a
              anti25642654censurë

              o igi,nuk është vetëm problemi,i atyre milisekondave të shpërthimit të çdo arme bërthamore!!ai moment është më i vogli dhe me dëme shumë të vogla për tërë këtë popullsi e planet!prblem është ajo që vjen pas!e pas do të thotë ditë,javë,muaj e vite!! kërko ndonjë dokumentar në youtube,ke sa të duash,të pregatitura nga shkenctarë,nga njerëz që përpiqen tu tregojnë gomarëve me dy këmbë se çfarë do të ndodhë nëse përdoren armë të tilla!!një po ta jap unë,në gjermanisht,"Countdown zum Weltuntergang Atomkrieg"!! nga armët bërthamore vdesin shumë pak,nga pasojat e tyre në vazhdim,mund të shuhet 70-90% e popullsisë botërore!!kujto shqipërinë e '97 dhe përfytyro botën si ajo!!një botë pa elektricitet,me ulje të mëdha temperaturash,sjellin uri,sjellin rrebelim,sjellin krim e anarshi!!nëse shqipërinë në '97 e ndihmuan shtetet perëndimore,tokën nuk vjen kush ta ndihmojë,si me ndihma ekonomike a me ushtri për të mbajtur rregullin!!ndoshta do dalin alienët që po na vijnë vërdallë prej 70 vitesh!! prandaj është gomarllëku më i madh të mbështesësh një të çmëndur kriminel, sot,por është vetvrasje të rrosh,të pranosh shantazhin e tij,ti nënshtrohesh atij!

            Lini një Përgjigje