Zyra e “İYİ Parti” në Stamboll është sulmuar me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një plumb ka përfunduar në xhamin e godinës së partisë, ndërsa policia ka rrethuar zonën.
Ndërkohe kryetarja e kësaj partie, Meral Aksener thuhet se ka pasur një përballje të ashpër me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me një spital i cili sipas saj nuk u ndërtua kurrë.
Në postimin e saj në Twitter, ajo nis një sulm kundër Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar: "Në epokën e pushtetit tuaj, të gjitha sulmet ndaj shtëpisë sime dhe kolegëve mbetën të pandëshkuar.
Sot ka ndodhur një sulm i armatosur në kryesinë tonë të provincës së Stambollit, zoti Rexhep! Nëse do të vish, eja!"
Lini një Përgjigje