Skandali Qatargate/ Flet për herë të parë nga burgu Eva Kaili: Jam e pafajshme, kam menduar disa herë vetëvrasjen

31 Mars 2023, 11:03Bota TEMA

Skandali Qatargate/ Flet për herë të parë nga burgu Eva

Eurodeputetja greke, Eva Kaili e cila ndodhet në burg që prej dhjetorit në lidhje me hetimet për Qatargate, ka folur për herë të parë për arrestimin e saj.

“Në gjashtë javët e para, mendova disa herëvetëvrasjen”, tha ajo në një bisedë me Deborah Bergamini, deputete e Forza Italia dhe anëtare e delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.


“Jam e pafajshme dhe do ta vërtetoj. Unë nuk ndihem viktimë, ndihem si trofe i një persekutimi politik që përfshin një paragjykim, që në çdo rast ekziston ndaj parlamentarëve dhe politikanëve të Europës Jugore, maltezët, grekët, italianët etj”, shprehet politikania greke.

Kanë kaluar pothuajse katër muaj nga skandali i Qatargate, që kur Kaili u arrestua më 9 dhjetor, së bashku me tetë persona të tjerë, duke përfshirë partnerin e saj Francesco Giorgi, që kishte punuar me ish-deputetin europian të Brukselit Antonio Panzeri, i cili gjithashtu përfundoi në burg, raporton abcnews.al.

Akuza është ajo e korrupsionit. Kaili dyshohet se u përpoq të ndikojë në vendimet e Parlamentit Europian në lidhje me Katarin në këmbim të parave.

Në frontin e betejës ligjore, eurodeputetja apeloi në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, duke kërkuar “të anulojë vendimin e Kryeprokurorit Europian të datës 15 dhjetor 2022, që përmban kërkesën për heqjen e imunitetit parlamentar dhe të anulojë Vendimin e Presidentit të Parlamentit Europian, të datës 10 janar 2023, për ta shpallur këtë kërkesë gjatë seancës plenare të Kuvendit dhe për t’ia referuar Komisionit për Çështjet Ligjore”.

2 Komente

  1. V
    Vezhguesi

    Mossssss...Na doli dhe kjo e persekutuar tani sepse medemek eshte nga Greqia. Sa keq qe nuk e ndihmojme dot..

    1. I
      Igor

      Dote ishte kenaqesi te kishe bere vetvrasje nji i koruptuar ma pak ne Bruksel, para se te vendosish keshilloj edhe te tjeret qe ta bejne te njejten qe te clirohemi nga hajdutet.

      Lini një Përgjigje