I kërkoi të mos tymoste pranë të bijës, burri i kthehet dhe e vret me thikë

30 Mars 2023, 20:42Bota TEMA

I kërkoi të mos tymoste pranë të bijës, burri i kthehet

Një baba u vra me thikë pasi i kërkoi një burri të mos tymoste pranë vajzës së tij të vogël.

37-vjeçari Paul Schmidt u plagos për vdekje teksa vizitonte një kafene në Kanada me vogëlushen e tij tre vjeçare. Një video tregonte se si Paul u sulmua nga një burrë e më pas u rrëzua në një pellg gjaku duke mbajtur barkun me dorë pranë vajzës dhe të fejuarës së tij.

Nëna e tij Kathy Schmidt tha se i dyshuari 32 vjeçari Indreep Singh Gosa e goditi djalin e saj vetëm sepse ky i fundit i kërkoi atij të mos tymoste afër Erikës 3-vjeçare.

“Kjo është tmerrësisht e gabuar. Ai po përpiqej vetëm të mbronte vajzën e tij. Jam e nevrikosur dhe e trishtuar. Gjithçka nisi se ai po tymoste pranë të voglës. Ashly është e shokuar, ajo pa gjithçka”,-tha nëna e viktimës.

Sipas “The Sun” Indreep Singh Gosa u arrestua brenda kafenesë pak pasi goditi me thikë Paulin dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë.

2 Komente

  1. K
    Keta janë njemije vjet mbrapa

    Gosa e kishte mbiemrin edhe ai trapi Kavajas qe goditi tjetrin me thikë se pse nuk e shikonte dot.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cuni i Vuk Karaxhicit , dobicit nga Vicidoli

      Me siguri do te kete qene nen efektin e droges ! Ja pra , sa shume te drejte paska patur presidenti i Filipineve qe urdheronte vrasjen pa paralajmerim te perdoruesve ne flagarance te droges . Perdoruesi i droges kthehet nga njeri , ne bishe , shtaze e eger dhe e rrezikeshme per jeten e te tjereve . Shoqeria njerezore nuk duhet te shpenzoje asnje qindarke per mjekimin e te droguarve , por te ndjeke receten e rekomanduar nga presidenti filipinas, se keshtu i sherbehet mbare njerezimit .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje