Pse Cerberus po “djeg” Europën dhe kur do të ndalet vala e të nxehtit ekstrem?

15 Korrik 2023, 20:01Bota TEMA

Pse Cerberus po “djeg” Europën dhe kur do të ndalet vala e

Evropa po piqet nën diellin përvëlues të valës më të fundit të të nxehtit ekstrem, me potencial që temperaturat t’i kalojnë 45 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës.

Italia dhe Greqia po përjetojnë gjithashtu periudha të nxehta, me ekspertët e klimës që deklarojnë se bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë në histori.

Por, çfarë po ndodh më konkretisht në Evropë dhe cili do të jetë vendi më i nxehtë gjatë kësja jave?

Temperaturat në të gjithë Evropën po rriten pasi kontinenti është goditur nga një valë e të nxehtit saharian, me termometrin që shënon 5, e në disa vende deri në 10 gradë Celsius mbi mesataren.

Ka disa arsye përse e gjithë kjo po ndodh. Një zonë me presion të lartë atmosferik është bllokuar mbi Mesdheun jugor, në veçanti në Spanjë, dhe retë e pluhurit të Saharasë po përkeqësojnë gjithashtu kushtet e motit.

Një faktor tjetër që kontribuon janë temperaturat jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit, që do të thotë se ajri më i freskët nuk po fryn në brendësi të Mesdheut.

Dhe shkencëtarët thonë se gjurmët e ndryshimeve klimatike mund të gjenden në ngjarje si kjo.

Pse vala e të nxehtit quhet Cerberus?

Shoqëria Meteorologjike Italiane e ka quajtur valën e të nxehtit sipas përbindëshit mitik, Cerberus, i cili thuhej se ruante portat e Ferrit.

Në Ferrin e Dante Alighierit, veprën e famshme të poetit italian për një udhëtim në të, Cerberus është një qen me tre koka që mundon mëkatarët në rrethin e tretë.

Ku është pjesa më e nxehtë e Evropës?

Duket se Spanja do të zërë vendin e parë këtë javë, me paralajmërimin e shërbimit meteorologjik të vendit, se termometrat mund të kalojnë 45 gradë Celcius në zonat juglindore të Gadishullit Iberik.

E njëjta temperaturë u arrit të hënën në një fshat afër Granadës në fillim të valës së të nxehtit.

Ndërkohë, 10 qytete në Itali janë vënë në alarm të lartë për të moshuarit, nga Bolzano në veri, duke u shtrirë në jug deri në Bolonja, Firence dhe Romë.

Temperaturat pritet të arrijnë në 40 gradë Celcius në brendësi të Sardenjës të mërkurën.

I nxehti po godet frikshëm dhe në Greqi, ku në ditët në vijim parashikohet që temperaturat të arrijnë deri në 44 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.

Autoritetet ndaluan aksesin në rezervatet natyrore dhe pyjet për të reduktuar rrezikun e zjarreve, ndërsa bashkitë po krijojnë zona me ajër të kondicionuar në ndërtesat publike që njerëzit të strehohen nga nxehtësia.

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit?

Ka potencialisht disa lajme të mira për Spanjën me mot më të freskët në rrugë.

Ruben del Campo, një meteorolog nga agjencia kombëtare e motit të Spanjës, tha: “Të mërkurën, ne presim që temperaturat të bien në përgjithësi me ardhjen e erërave të ftohta nga veriu dhe lindja, me përjashtim të Andaluzisë juglindore dhe jugore, ku fryjnë erëra të nxehta“.

Ndërsa pritet një lehtësim në ditët në vijim për Gadishullin Iberik, vendet e tjera evropiane do të djersiten gjatë fundjavës.

Sipas shërbimit meteorologjik në Britani , vala e të nxehtit mund të zgjasë edhe një javë dhe ndoshta më gjatë në disa zona.

“Nuk ka shenja të ndonjë ndryshimi të madh në llojin e motit për dy javët e ardhshme për momentin,” tha një zëdhënës i kësaj zyre.

A shkaktohet i nxehti ekstrem nga ndryshimet klimatike?

Vala e fundit e të nxehtit vjen pasi bota përjetoi javën e saj më të nxehtë të regjistruar në fillim të korrikut – pas qershorit më të nxehtë ndonjëherë – sipas Organizatës Botërore Meteorologjike.

Studimet e mëparshme kanë lidhur nxehtësinë në Evropë me ndryshimet klimatike.

Në fillim të kësaj jave, një studim i ri zbuloi se më shumë se 61,000 njerëz vdiqën në Evropë verën e kaluar si rezultat i nxehtësisë ekstreme.

5 Komente

  1. s
    sabrima_ehhhh

    Panik, paniku erdhi paniku. Ptuuuuuu frikacake. Tere jeten Sicilia ka qene si Afrika dhe teper pjellore. Ku ka diell ka jete dhe bereqet. Ku eshte ftohte ka mut

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Eshte vere, ben nxehte, cfare ka ketu per alarm?

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qamil Dera

        Ju të “mënçurit” e Temës po merreni dhe me shkencën e meteorologjisë tani? Ku ju ka mbledhur Meroja, njëri më i zgjuar se tjetri! Megjithatë aftësija intelektive dhe talenti profesional që ju zotëroni, përmblidhen fare thjesht në atë shprehjen e vjetër: tre në majë e dy në degë!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          O Qerveros (Cerberus) eshte pjese e Mithollogjise Greko Ilyre. You "Zoterinj" qe e consideroni veten "Skiptare Myslimane apo Katolike" perse (perke ital) perse e quani Mitik? A nuk e kini Graman (germen "shqip") Th-ne ne Alfabetin "tuaj'? Perse o te Mjere i kini ndryshuar qellimisht te gjitha qe nga Odhiseu ne Odise!A nuk e kini Dh-ne ne Alfabito? Nga Arxileas ne Akil! Nga Theatro ne Teater. Nga Biblio-Thiqi ne Biblioteke etj,ecetera? Apo meqenese perendimoret Barbare nuk lane gje pa vjedhur nga Mrekullite e Parthenonit dhe Politizmoit (Culture "shqip") e quajne Qiqeronin Ciceron,Qesarin ne Cezar etj edhe you?

          Përgjigjjuni
          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Në ditët në vijim në vendin tonë na pret një bum i vërtetë i nxehtësisë me temperatura që mund të prekin edhe pragun e 50°C. Me pak fjalë, ne po flasim për ekuilibrin e një rekord të mundshëm nxehtësie! Në fakt, këto janë vlera vërtet të pazakonta që do të duhet të përballet me valën më intensive të të nxehtit të kësaj pjese të parë të verës. Në të vërtetë, ndoshta do të jetë një nga valët e të nxehtit më intensive në vitet e fundit, pasi disa rekorde mund të thyhen. Pas një faze të parë tashmë shumë të nxehtë që kemi përjetuar ditët e fundit, veçanërisht me anticiklonin Cerberus, do të jetë ai që nga e enjte e javës tjetër, do t'i kalojë stafetën një Charon më të zjarrtë . Megjithatë vëmendja jonë është e përqendruar tek ajo që do të ndodhë në javën e re. A do ta prekim vërtet pragun 50°C? Faza më e nxehtë na pret pikërisht javës tjetër dhe për të qenë të saktë mes të enjtes 20 dhe të martës 25,kur do të zbulojmë majat 44/46.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje