
Nga Timothy L.O’Brien “Bloomberg”
Tashmë e dimë se arsyeja pse Byroja Federale e Hetimit (FBI) kontrolloi rezidencën e Donald Trump në Palm Beach javën e kaluar, është sepse presidenti i 45-të i SHBA-së është nën hetim për grumbullimin e dokumenteve të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore dhe ndoshta edhe shkeljes së Aktit të Spiunazhit.
Po ashtu, ai mund të ketë gënjyer edhe zyrtarët federalë mbi këto dokumente, dhe të ketë penguar punën e organeve të drejtësisë. Pjesa më e madhe e zhurmës që pasoi lajmet e kontrollit të FBI-së, u përqendrua tek motivet e hetuesve për zbatimin e një urdhri të tillë në Mar-a-Lago.
Kjo kryesisht sepse Trump e fokusoi vëmendjen tek akti në vetvete, duke shfrytëzuar një boshllëk komunikimi të krijuar nga Departamenti i Drejtësisë, që në fillim nuk sqaroi si duhet publikun rreth hetimit mbi ish-presidentin. Trump nuk është i sofistikuar apo shumë i zgjuar, por mesazhet janë një nga “superfuqitë” e tij.
Sapo e clësoi kontrollin e FBI-së në rezidencën e tij, si një akt të motivuar politikisht dhe të denjë për “vendet e botës së tretë”, avokatët e tij në Partinë Republikane dhe mbështetësit e tij mediatikë në Fox Neës, shkuan në punë duke përsëritur të njëjtat gënjeshtra, raporton abcnews.al.
Mosfunksionimi i mundshëm i FBI-së, u bë një temë qendrore e debatit rreth kontrollit të banesës së Trump. Edhe analistët me të paanshëm nisën të kenë dyshime:“Hmm… Ndoshta FBI-ja ka dalë nga binarët!”. Por zhvillimet e mëvonshme, dhe një konferencë shtypi e Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland, e ripërqendruan siç duhet vëmendjen te autori i dyshuar – Trump – dhe kanë zbehur disa nga trillimet që synojnë të përbaltin FBI-në.
Shumëkush ka të drejtë të vazhdojë të shqetësohet mbi tejkalimin e mundshëm të kompetencave nga FBI. Por nevojiten përgjigje më të ngutshme se pse Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë duke marrë me vete dokumentet sekrete. Unë mendoj se ekzistojnë 3 arsye të mundshme, pse Trump donte t’i mbante me vete të gjitha ato dokumente tepër sekrete dhe të klasifikuara.
Arsyeja e parë duket relativisht e padëmshme. Trump është si një “7-vjeçar i rritur”, dhe atij i pëlqyen disa nga mjetet që që ke në dorë kur je president. Thuhet se ai donte të mbante me vete një model në miniaturë të “Air Force One”. Ndër dokumentet e diskutueshme që u gjet në Mar-a-Lago ishte një hartë meteorologjike e uraganit Dorian.
Pse ajo hartë ishte kaq e rëndësishme për të? Kujt i interesonte ajo? Arsyet e dyta dhe të treta nuk janë aspak të padëmshme. Ato janë thellësisht të dëmshme dhe shqetësuese. Arsyeja e dytë:paratë. Lakmia e pakufizuar e ka motivuar gjithë jetën Donald Trumpin. Ai nuk u bë pjesë e biznesit të kazinove, vetëm për të zbukuruar Atlantic City.
Ai nuk propozoi një mega-zhvillim në zonën Ëest Side të Manhattan, vetëm sepse donte ta bënte Nju Jorkun më të jetueshëm. Ai nuk themeloi Universitetin Trump për të edukuar studentët, dhe nuk drejtoi reality shoë “The Apprentice”, vetëm për t’u mësuar të rinjve si të bëhen sipërmarrës të sukseshëm.
Dhe nuk garoi për president për ta rigjallëruar demokracinë amerikane. Arsyeja ishin paratë dhe vetëm paratë. Edhe ish-zyrtarë e tjerë të administratës Trump kanë fituar para në mënyra që duhet të ngrenë shqetësime për sigurinë kombëtare. Kështu ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner (dhëndri i Trump), dhe ish-Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, kanë marrë miliarda dollarë nga Arabia Saudite për të krijuar kompanitë e tyre të menaxhimit të parave.
Këto marrëveshje duken ende si shitje e ndikimit, por për Trump ato dukeshin padyshim si mjete për përfitime të mëdha. Mos harroni se bizneset e Trump kanë qenë në vështirësi serioze. Kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, ato kishin rreth 1 miliard dollarë borxh, 900 milionë nga të cilat duhet të paguhen relativisht shpejt.
Ai garantoi personalisht shlyerjen e rreth 421 milionë dollarëve të atij borxhi. Dhe bizneset e tij – të përqendruara tek pasuritë e patundshme urbane dhe industria e argëtimit – u goditën nga rënia ekonomike që solli pandemia e Covid-19. Po ashtu Trump dhe kompania e tij, Organizata Trump, përballen me hetime për mashtrim në Nju Jork, që mund ta nxjerrin atë jashtë biznesit.
Ky është një presion i madh financiar, sidomos për dikë që është tashmë i prirur të jetë një grumbullues parash. Kjo duhet të ngrejë alarmin për çdo analist racional, që shqetësohet se Trump mund të jetë frymëzuar për të përdorur kompetencat dhe aksesin në të dhënat që i siguroi presidenca për të fituar para duke shpërndarë informacione të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ndoshta nuk do të jetë kështu – dhe unë e shpresoj – por është e këshillueshme një vigjilencë ekstreme rreth këtij problemi të veçantë.
Arsyeja e tretë:Dëmtimi i reputacionit. Thuhet se Trump i mori me vete letrat që shkëmbeu me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ndoshta ky veprim u frymëzua nga vaniteti i tij, sepse Trump e ka cilësuar një korrespondencë të tillë si “letra dashurie”. Por çfarë komunikimesh të tjera përmbajnë dokumentet që mbante Trump në shtëpinë e tij?
A ka ndonjë gjë me presidentin rus Vladimir Putin apo presidentin kinez Xi Jinping?
Po në lidhje me dokumentet që kanë të bëjnë me bisedat telefonike të Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në kohën kur Trump po përpiqej të ushtronte presion ndaj tij për të gjetur fakte komprometuese mbi kundërshtarin e tij politik, Joe Biden.
Ishin këto komunikime që çuan në të parën nga dy procedurat e shkarkimit të Trump. Sërish, ndoshta nuk ka asgjë të tillë, dhe as në dokumentet që mban Trump me vete. Por nuk është e paarsyeshme të shqetësohemi se komunikimet e tij me liderët e huaj – dhe çdo gjë e pandershme ose ndoshta e paligjshme që ka ndodhur në lidhje me to – mund të kenë pasur elementë të tillë që ai ndihet i detyruar t’i fshehë.
Ritmi i furishëm me të cilin Trump ka mbjellë gënjeshtra pas kontrollit të FBI-së në Mar-a-Lago, sugjeron se ai ka diçka për të fshehur, dhe se është i shqetësuar për hetimin. Tek e fundit ai ka pohuar, pa asnjë fakt, se FBI fabrikoi prova në Mar-a-Lago.
Po ashtu tha se nuk ishte presidenti i parë që merrte me vete informacione të klasifikuar, dhe se ish-presidenti Barack Obama mban ende 33 milionë faqe dokumente “shumica prej tyre të klasifikuara”. Arkivi Kombëtar që kontrollon të gjitha letrat e Obamës, e hodhi poshtë atë pretendim.
Ndërkaq, përmes një ndërmjetësi Trump e paralajmëroi Garland përpara konferencës së tij për shtyp javën e kaluar, se njerëzit ishin shumë të zemërua nga kontrolli i FBI-së në Mar-a-Lago. Që nga ai moment, mbështetësit e armatosur të Trump kanë marshuar jashtë zyrave të FBI-së në Feniks.
Një person i armatosur që sulmoi një zyrë të FBI-së në Cincinnati të enjten e kaluar u qëllua për vdekje. Gjyqtari federal që miratoi urdhrin e kontrollit të FBI-së i është nënshtruar sulmeve dhe kërcënimeve antisemite në internet. Disa nga ato sulme ndodhën edhe në sinagogën e tij. Përfundimi me shpejtësi i këtij hetimi, përpara se dhuna të përshkallëzohet më tej, duhet të jetë një prioritet për organet e zbatimit të ligjit.
Përktheu: Alket Goce-abcnews.al
Ju kujtohet se c'fare ka thene Rama ne USA per efektet e zgjedhjes se Trumpit si president? Asnjehere ska qene aq profetik sa atehere!! Efektet e trumpizmit dote ndihen akoma kushedi per sa kohe,e per fat te keq,jo vetem brenda kufijve amerikane.Me kujtohet nje shkrim delirant inje fare Beqir Sina,qe shkruante nga USA per nje fletushke si "bota sot",qe i pervishej Rames duke bere te dukej me katolik se papa!!!Tani a mund ta themi ne si shqiptare qe Granell ishte dhe eshte efek i trumpizmit kunder interesave kombetare? Jam kurreshtar te di se ç'mendojne ajo fara "patriote" si Beqo Sina e ajo Kokpalara berishiane EVI????
Shume thane atehre kunder Trumpit , brenda dhe jashte vendit , tha Rama , tha Luli , thane gjermanet dhe Francezet kushdo tha dicka me mosqenien dakort te kantidatures Trump , bile shume dolen kundra tij gjate zgjedhjeve te 2016-tes , vec kur u zgjodh President Trumpi bene te gjithe kolotumben ....u bene me Trumpist se Trumpi , e kush e haron letren e pishmanllekut te karabushit Lul , lobimet e tyre , nje foto me Trumpin kushtonte miliona $....qe te jemi te drejte dhe te paanshem Rama foli kundra tij, qe ne kampin Clinton , vec beri dhe ai sikur skuptonte , sikur skish thene gje , ne pergjithesi beri kinezin , sigurisht qe nuk u be legen si Lul dylberi ...vec sot mik i dashur me iniciali "pjeter "eshte shume e rende te kesh perballe dhe kundra nje President Amerikan .....Nuk perben trimeri dhe zgjuarsi per nje politikan dhe drejtues shteti te mos kete partneritet me Shtetin me potent ne Glob ....nejse , mendimi im personal
Te jesh kunder Trump,nuk do te thote te jesh kunder partneritetit me USA, i dashur " Hajro Lula" pavarsisht se Rama u tregua euforik dhe aspak dipllomatik ne ate kohe,shqetesimet e tij atehere,nuk rane shume larg nga realiteti i sotem. Ne mos gaboj ,Trump eshte nen hetim edhe per spiunazh!!! Te shofim se si do shkoje,por po u konfermuan akuzat,me te vertet do jete goditja me e rende qe USA pesojne ndonjehere,dhe ne nuk ka se si te kemi qene imune nga efektet e pasojatTrumpizmit.
pjetër që rama bëri një gomarllëk të klasit të parë në atë kohë,duke thënë një të vërtetë që e dinin shumë njerëz,që e thanë dhe shumë të tjerë,për këtë mos u përpiq ta quash si një "profeci"!! "" Hajro Lula" pavarsisht se Rama u tregua euforik dhe aspak dipllomatik ne ate kohe,shqetesimet e tij"! pjetër rama nuk kishte asnjë shqetësim në atë kohë për ardhjen e trampit!!ramës i leverdiste një njeri si trampi,një i njëjtë si rama,një diktator dhe adhurues diktatorësh,një llapaqen,një mashtrues!! rama,një krahasim me putinin sot në ukrainë,bëri një llogari të gabuar të situatës,dhe jo vetëm rama si kryetar shteti,por dhe shumë nga ne të tjerët! ai kujtoi se trampi nuk kishte asnjë shans për të fituar!prandaj për të fituar pikë tek presidenti i sigurtë në fitore,hillari klinton,ai e mbështeti në mënyrë të trashë!në një mënyrë që nuk i lejohet një shteti aleat dhe sidomos jashtëzakonisht të vogël,dhe të parëndësishëm!! kështu o pjetër!! nëse rama do ta kishte bërë për shqetsimin që i kishte hipur në atë kohë,do ta bënte dhe në zgjedhjet e fundit bile duhej ta bënte dhe tashti!! trampi është dhe më i rrezikshëm tashti se para 6 vitesh!! prandaj mo ja fut pordhës kot më kot,kur lavdëron dobiçllëkun e një budallai!!
se eshte nje super R$r. K. narcisist e mashtrues, prandaj
Trumpi ordiner i thjeshte , njeri i paparshtatshem te drejtoje nje shtet kaq potent ....i papergjegjshem .....keto veprime jane te nje njeriut te vogel dhe jo te nje Presidenti qe do mbetej ne historine Amerikane .....gjate 4 viteve te drjtimit te Shteteve te Bashkuara nga Trump i beri Amerikes dem kolosal .....po te llogaritesh dhe kryengritjen ne Kapitol atehere llogaria iken nga kontrolli , gjithsesi dicka dini organet e drejtesise qe urdheruan kontrollin ne Mer A Lago ..... Asgje nuk eshte e rastit , cdo gje qe ndodh ka nje arsye ......Sigmund Freud .....
Trump-i eshte i rekrutuar nga Putini.