Putin e pranon: Kemi mungesë të ilaçeve në Rusi

24 Janar 2023, 21:20Bota TEMA

Putin e pranon: Kemi mungesë të ilaçeve në Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin pranoi për herë të parë këtë të martë mungesën e disa medikamenteve në Rusi.

Putin tha se edhe pse Rusia prodhon vetë shumicën e barnave mjekësore, ka medikamente nga importi të cilat mungojnë në treg.

Ai sugjeroi krijimin e rezervave të ilaçeve popullore për të ndihmuar në përmbushjen e kërkesës.

Edhe pse barnat me recetë janë të përjashtuara nga sanksionet perëndimore të vendosura për luftën në Ukrainë, dërgimi i tyre në Rusi është goditur nga pengesat e transportit dhe masave të tjera kufizuese.

“Ka pasur mungesë të disa ilaçeve, pavarësisht faktit se ne pamë që prodhimi i produkteve farmaceutike në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar u rrit me rreth 22%”, tha Putin në një takim me zyrtarë qeveritarë.

“Gjashtëdhjetë për qind e barnave në treg janë barna vendase. Megjithatë, për disa prej barnave është krijuar një deficit dhe çmimet janë rritur”, nënvizoi presidenti rus.

Ai shtoi se Rusia nuk kufizon importet e barnave dhe vazhdon të bashkëpunojë me prodhuesit e huaj.

“Ne duhet të sigurohemi që të ketë furnizime me barnat e nevojshme brenda një periudhe të caktuar kohore,” tha ai, duke sugjeruar se Rusia mund të grumbullojë barna për sezonin e gripit në të njëjtën mënyrë që krijon rezerva gazi në përgatitje për dimër.

2 Komente

  1. k
    k

    Ekonomi me plane 5 vjeçare zhvillimi. Shpresojmë që ilaçet mos jenë si vaksina sputnik.

    1. a
      anti25642654censurë

      r mo punë e madhe,ilaçe leshit janë!për ju nuk janë dnonjë problem,futini një model rus alla madam bllavacki me mjeksi alternative si e keni zakon,dhe krijoni ilaçe të reja si vaksina kundër koronës,brënda javës!!

      Lini një Përgjigje